E Diel, 1 Nëntor 2026

Masterat në Mësuesi, 48 programe me 2400 kuota

Autori i Lajmit: red.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës sqaron opinionin publik se që nga muaji gusht, kur kanë mbërritur në MASH propozimet e universiteteve, deri në fund të muajit nëntor 2008, janë miratuar 48 programe Master i Nivelit të Parë për Mësuesi në 6 universitetet publike me 2480 kuota studentësh, në fushat e Gjuhëve të Huaja, Shkencat Sociale, Gjuhë-Letërsi, Histori, Gjeografi, Matematikë-Informatikë dhe shkenca të tjera egzakte. MASH fton Partinë Socialiste të lexojë Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe udhëzimet përkatëse për diplomimin e mësuesve, të diskutuar e hartuar në bashkëpunim me Këshillin e Arsimit të Lartë dhe të Shkencës, stafet drejtuese dhe specialistët e fakulteteve të mësuesisë. Pas përfundimit të studimeve të ciklit të parë, kualifikimi profesional si mësues gjatë punës do të orientohet nga Instituti i Kualifikimit dhe Trajnimit. Nga ana tjetër, të gjithë të diplomuarit e ciklit të parë të fakulteteve të Mësuesisë, nëse dëshirojnë, mund të vijojnë studimet e thelluara në ciklin e dytë a të tretë dhe të marrin një diplomë të nivelit të dytë, master të nivelit të dytë apo doktoraturë, sipas fushës së studimit të ndjekur dhe përzgjedhjes së tyre.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›