Pensioni, kërkesa që duhet dorëzuar kur aplikon për herë të parë
Laureta Rryçi
Rregullorja e re për përfitimin e pensionit, e miratuar vetëm pak kohë më parë, ka përcaktuar edhe dokumente të reja për t’u dorëzuar. Sipas kësaj rregulloreje, përfituesit për pension duhet të dorëzojnë një kërkesë paraprake. Gazeta “Albania” tregon në numrin e sotëm të gjitha dokumentet që duhen për llojet e ndryshme të pensioneve si dhe kërkesën që e parë që duhet dorëzuar. Në këtë rregullore janë përcaktuar të gjitha procedurat që ndiqen për përfitimin e pensionit duke filluar që nga plotësimi i kërkesës paraprake deri në marrjen e vendimit për caktimin e masës së pensionit. Për të përfituar të gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë, personi i interesuar, një vit para se t’i lindë e drejta për pension, duhet të paraqesë një kërkesë paraprake me shkrim pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) te inspektori pritës. Kur personi që do të fillojë procedurën e kërkesës paraprake paraqitet për herë të parë te inspektori pritës i ALSSH-së, ky i fundit, krahas sqarimeve ligjore, është i detyruar ta pajisë të interesuarin me formularin e dokumenteve që duhet të paraqesë për efekt pensioni. Kërkesa paraprake plotësohet në ALSSH nga vetë personi, ose i autorizuari prej tij me prokurë të posaçme, në prani të inspektorit pritës.
Për pension familjar
Duhet të dorëzohet një certifikatë e gjendjes familjare. Certifikatë vdekjeje e të siguruarit (ku të jetë shënuar shkaku i vdekjes) si te pensionet e invaliditetit. Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe lloji i saj vërtetohet me të njëjtat dokumente si në rastin e pensionit të pleqërisë. Vërtetim i pagës së personit që ka vdekur (kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqërie ose kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti). Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar. Vendim i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që në ngarkim të të vdekurit ishte një ie ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit. Procesverbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë, si dhe vendim i KMCAP, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal, që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur jo më pak se një vit para vdekjes. Për të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar). Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës. Së fundmi duhet edhe një vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti Nr. 758, datë 1.4.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut” për të gjithë ata persona që kanë statusin e ushtarakut.
Për pension invaliditeti
Duhen dorëzuar certifikatë lindjeje me fotografi, certifikatë e gjendjes familjare, vërtetim i periudhës së sigurimit (është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë), vërtetim për profesionin apo natyrën e punës (për punëmarrësin), (modeli bashkëlidhur),
dokument mjekësor për gjendjen shëndetësore (para fillimit të punësimit), raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarakët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak. Vërtetim për pagesën e paaftësisë shkaktuar nga aksidenti në punësëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin). Fletë-drejtimi për në KMCAP nga institucioni shëndetësor me shtreth, fletë-dalje nga spitali dhe ekzaminime e dokumente të tjera. Vërtetimi i mesatares bazë të vlerësueshme nga 1.1.1994 deri në ditën e lënies së punës. Procesverbal i aksidentit në punë, vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti Nr. 758, datë 1.4.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut” si dhe një vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.
Dokumentet për pension pleqërie
Mosha
Certifikatë lindjeje me fotografi
Certifikatë e gjendjes familjare
Certifikatë martese (vetëm për kërkueset femra)
Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje
Fotografi për librezën e pensionit
Periudha e sigurimit dhe lloji i punës:
Libreza e punës
Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj
Vërtetim për periudhën e sigurimit të lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare si dhe të siguruarit sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave
Vërtetim gjykate për njohje vjetërsie në punë
Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Për personat që përfitojnë nga Ligji Nr. 7514, datë 30.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”: Dëshmi penaliteti, vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik, vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë
Të ardhurat
Vërtetim page sipas së cilës është derdhur kontributi që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, sipas formularit të miratuar
Vërtetim i pagës mesatare neto për 10 vitet e fundit të punës
Pasqyra e printuar e pagave referuese, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 561, datë 12.8.2005
Për pension të posaçëm shtetëror ose shtesë pensioni të posaçëm shtetëror
Certifikatë personale me fotografi
Certifikatë e gjendjes familjare
Vendim i Këshillit të Ministrave për caktimin e këtij pensioni shtesë
Kërkesë paraprake për caktim pensioni
Drejtuar Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore
Agjencia e Sigurimeve Shoqërore
Pjesa e parë
Të dhëna mbi gjendjen civile
Emri...Vendlindja BK ....Qarku.... QF....
Atësia... 1-Vendbanimi BK.... Qarku.... QF...
Mbiemri i lindjes... Nga viti....deri në vitin....
Mbiemri aktual..... 2- Vendbanimi aktual BK.... Qarku...QF...
Datëlindja ....Nga viti....deri më sot
Numri i sigurimit.... Adresa. Lagje....Rruga...
Pallati Nr...Apartamenti Nr...Shkalla....Nr. Tel...
(shënim) të dhënat e mësipërme plotësohen duke pasur parasysh regjistrimet në gjendjen civile
Pjesa e dytë
Kërkesa
Duke qenë se jam duke plotësuar
moshën .....
Për shkaqe shëndetësore....
Për shkaqe familjare....
Kërkoj:
a)Pensione
Pension pleqërie...
Pension invaliditeti...
Pension familjar...
Pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë...
Pjesa e tretë
Periudha e sigurimit
Deklaroj se periudha e sigurimit është si më poshtë:
Ndërmarrjet institucionet ish-kooperativat firma ku ke punuar
Detyra që ke pasur
Data e fillimit të punës
Data e largimit nga puna
Vërejtje (nëse ka)
Shënim: Të dhënat e mësipërme kërkohet të plotësohet me saktësi. Në kërkesën e dytë është shumë e rëndësishme të shënohet vendndodhja e subjektit.
Gjithashtu është e rëndësishme që deklarimet në këtë formular të mbështeten me dokumentet që administron kërkuesi
Deklarimet e sipërshënuara i vërtetoj edhe me këto dokumente:
Përshkrimi i dokumenteve që dorëzohen
Certifikatë lindjeje personale me fotografi
Certifikatë familjare
Certifikatë martese ( për mbiemrin para martese për kërkueset femra)
Libreza e punës
Diplomë e shkollës së lartë (për gratë)
Nënshkrimet
Kërkuesi Inspektori i sigurimeve shoqërore
25 Mars 2010