E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagoni i turperuar mbas dyshimeve per sjellje te pahijshme te pjestareve te Sherbimit Sekret

Zyrtare te Pentagonit thane se jane te turperuar  rreth dyshimeve per sjellje te pahijshme ku perfshihen pjestare te Sherbimit Sekret personel ushtarak dhe prostituta ne Kolumbi.

Shefi i Shtatmadhorise gjenerali Martin Dempsey tha ne nje konference shtypi ne Pentagon se krahu ushtarak nuk e mbeshteti drejtuesin e saj  duke shkatuar nje shperqendrim te vemendjes nga nje prej angazhimeve te rendesishme te presidentit ne rajon.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta shtoi se eshte nje kerkese per forcat tona qe tu permbahen standarteve me te larta. Ai tha se nese gjenden fajtor njerezit e perfshire ne skandal do te vihen perpara pergjegjesise.

11 pjestare te Sherbimit Sekret te cilet ishin vendosur ne Kolumbi perpara vizites se Presidentit Barack Obama atje u kthyen ne atdhe. Atyre u eshte dhene leja administrative ne pritje te nje hetimi ku perfshihet edhe prostitucioni. Te pakten 5 pjestare te personelit ushtarak te caktuar per te mbeshtetur sherbimin sekret jane izoluar ne kazermat e tyre ne Kolumbi mbas ngritjes se akuzave.

Njoftimet per dyshime per sjelljen e pahijshme u bene te ditura perpara mberritjes se zotit Obama ne qytetin turistik te Kartagjenes diten e premte per te marre pjese ne takimin e gjashte te nivelit te larte te Amerikave.

Te dielen zoti Obama e quajti kete incident si nje episod te izoluar dhe lavderoi Sherbimi Sekret ne teresi.

Ai tha se agjentet qe jane sjelle ne menyre te pahijshme jane te dobet perpara shantazheve e si rrjedhim kjo mund te rrezikoje sigurine e atyre qe jane nen mbrojtjen e ketyre agjenteve.

Sherbimi Sekret beri te ditur se askush nga personeli i perfshire ne kete incident nuk ishte i ngarkuar me mbrojtjen e zotit Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›