E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, militantët sulmojnë ambasadat e huaja

Grupe militantësh kanë sulmuar paraditen e së dielës ambasadat e huaja në Kabul, në koordinime të organizuara me kujdes. Sipas BBC, rreth shtatë shpërthime janë dëgjuar dje në Kabul, në zonën ku ndodhen një sërë ambasadash. Përveç kësaj, ka pasur edhe mori të shtënash. Mes shënjestrave kanë qenë edhe ambasada e Britanisë dhe e Gjermanisë. Shpërthime ka pasur edhe pranë Parlamentit në pjesën perëndimore të kryeqytetit dhe zyrat e NATO-s, ku disa prej militantëve janë rrethuar nga forcat e rendit dhe janë kapur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›