Lideri i ri i Koresë së Veriut mban fjalimin e parë, vendi feston 100-vjetorin
Lideri i ri i Koresë së Veriut mbajti fjalimin e tij të parë publik të dielën, duke e portretizuar veten si një lider të fortë ushtarak, të patrembur nga fuqitë e huaja, ndërsa ushtria parakalonte dhe testoheshin raketa me rreze të gjatë. Koreanët veriorë ishin mbledhur në sheshin Kim Il Sung për të dëgjuar fjalimin e gjatë të Kimit, për të cilën gazetarët perëndimorë kanë shkruar të entuziazmuar Ai flet!, me sa duket të shqetësuar që deri tani lideri i ri nuk kishte hapur kurrë gojë as në televizion dhe as në fjalime. Por, fjalimet nuk janë shumë në modë në Korenë e Veriut, sepse në fakt, babai i tij që vdiq pak muaj më parë, Kim Jong Il, i është adresuar popullit vetëm një herë gjatë gjithë jetës së tij. I qetë dhe i matur, Kim Jong Un foli për politikën e jashtme dhe ekonominë, ndërsa u shoqërua nga paradat dhe manifestimet e koordinuara festive për të festuar 100-vjetorin e themelimit të vendit nga gjyshi i tij, Kim Il Sung. Kim theksoi edhe rëndësinë e unitetit kombëtar, duke e quajtur vendin e tij Koreja e Kim Il Sungut dhe jo Koreja e Veriut.
Testet raketore
Të dielën Koreja testoi një tjetër raketë me rreze të gjatë veprimi, dy ditë pasi nisi testin e parë të dështuar të një rakete, e cila shpërtheu shumë shpejt pasi u hodh në ajër. Lançimi i raketave ka marrë paralajmërime serioze nga Japonia dhe Koreja e Jugut.