Pentagoni nis krijimin e plumbit magjik
Së shpejti një plumb magjik mund të qarkullojë në ajër, në pritje për të qëlluar shënjestrën e tij. Duket si fantazi filmash, por në fakt Ushtria amerikane mund ta bëjë atë realitet, pasi ka nisur shqyrtimin e këtij projekti. Megjithatë, ky plumb nuk është dizajnuar për të vrarë. Është quajtur mbushja jo-vdekjeprurëse për municionet organike precize në miniaturë, por ende nuk ka një prototip. Gjithsesi, projekti qëndron në listën e më të dëshiruarve të Ushtrisë. Ky projekt u paraqit nga një kompani e vogël, e cila ka marrë pjesë në iniciativën e qeverisë amerikane për inovacion në këmbim të një marrëveshjeje fitimprurëse tregtare. Pentagoni ka deklaruar se kjo iniciativë kërkon avancim në teknologjitë jo-vdekjeprurëse që mund të përmblidhet në një send me volum dhe peshë të vogël, konsideruar se do të qëndrojë në ajër.