E Diel, 1 Nëntor 2026

Pique: E çuditshme që nuk luaj, por e respektoj trajnerin

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piquè ka folur për momentin e keq nëpër të cilin po kalon. Futbollisti spanjoll ka përfunduar në bankinë, pasi që trajneri Pep Guardiola i beson më shumë dyshes Puyol-Mascherano, në qendër të mbrojtjes, duke e lënë rezervist përfaqësuesin spanjoll.

“Është një situatë e re për mua, nuk isha mësuar të qëndroja në bankinë. Është diçka e habitshme. Mirëpo, unë e respektoj vendimin e trajnerit. Ai mendon se të tjerët mund të japin më shumë kontribut sesa unë, për t’i fituar ndeshjes. Ai paguhet për t’i marrë këto vendime”, deklaroi Pique.

“Flitet shumë për përfundimin e një cikli, por kjo skuadër meriton më shumë besim, pasi që ka fituar 13 trofe në periudhën trevjeçare. Ne nuk po mendojmë për lodhje, por vetëm për ta dhënë maksimumin”, përfundoi ish futbollisti i Manchester Unitedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›