E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi ëndërron Capellon ose Guardiolën

Silvio Berlusconi duket se e ka humbur besimin tek trajneri aktual i Milanit, Massimiliano Allegri.

Rossonerët mund të mbeten këtë vit duarthatë, prandaj presidenti i tyre po mendon për ndryshime, për t’iu kthyer trofeve.

Dhe, për ta arritur këtë, sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera, ish kryeministri italian ëndërron që ekipi i tij, sezonin e ardhshëm të udhëhiqet nga ish selektori i Anglisë, Fabio Capello, ose trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola.

Në alternativë të tyre është Luciano Spalletti, që aktualisht e drejton klubin rus Zenit Saint Petersburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›