Vendimi, burgim i përjetshëm për gardistin vrasës
17/02/2005 TIRANË – Sovran Qeleposhi, njeriu që shkrepi armën kundër policëve, e priti duke buzëqeshur vendimin e krimeve të rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda brenda një kohe të shkurtër, mori në shqyrtim dhe vendosi dënimin e tre të pandehurëve, dy gardist dhe një polic, akuzuar për vepra të rënda penale. Gjykata rëndoi në maksimum pozicionin e të pandeurit Sovran Qeleposhi, gardistit me 8 klasë shkollë, që shkrepi pistoletën kundër dy policëve të qarkullimit rrugor, Allaman Dervishi i vrarë dhe Resmi Hasanpapa, i plagosur në gjendje të rëndë. Burgim i përjetshëm për vrasjen e Allaman Dervishit, 80 vjet burg për pesë akuza të tjera dhe në bashkim të dënimeve, përfundimisht, Sovran Qeleposhi dënohet me burgim të përjetshëm dhe këtë dënim ai do ta vuaj në një prej burgjeve të sigurisë së lartë.