E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maikon: Dëshiroj të luaj te Real Madrid

Mbrojtësi

Maikon e mirëpret interesimin e trajnerit Zhoze Murinjo dhe po përgatitet që të transferohet te Reali i Madridit. Në një intervistë për gazetën “As”, nga grumbullimi i Kombëtares braziliane, ylli i Interit shpjegoi: “Aktualisht, ‘seleçao’ është prioriteti im. Por, në të ardhmen dëshiroj të luaj te Reali. Për mua do të ishte një nder dhe një shans mjaft i madh në karrierë që të transferohesha në Spanjë. Mançini më kërkon? Nuk ekziston asnjë negociatë me Mançester Sitin. Murinjo? Do të më pëlqente të luaja sërish për të”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›