Prokuroria merr dosjen e plotë nga policia
18/08/2009 Kompletohen hetimet për dosjen “Dajti”. Sot prokurorët nisin pjesën e tyre të punës
Mesazhet dhe telefonatat mes Dajtit e të tjerëve, një pikë kyçe e hetimeve
TIRANË- Ekspertët që janë ngarkuar me kompletimin e hetimeve për dosjen “Dajti”, dje kanë dorëzuar të gjitha materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Veç vrasjes së katër policëve të operacioneve speciale, Dritan Dajti do të përgjigjet para gjykatës dhe për disa krime të tjera si vrasje, gjobvënie dhe trafik droge. Një dosje voluminoze me prova dhe fakte të pakontestueshme, i është dërguar prokurorëve të Krimeve të Rënda nga ana e policisë së shtetit. Bëhet fjalë për krime të vjetra të mbetura pa autorë, por që në bazë të hetimit të policisë kanë rezultuar se janë kryer nga Dritan Dajti. Dhjetë ditë nga ngjarja e rëndë e Durrësit, ku u vranë katër punonjës policie, drejtuesit e lartë të këtij dikasteri e konsiderojnë si të përfunduara hetimet ndaj Dajtit duke i vënë në dispozicion organit të akuzës, një dosje me 6000 faqe kundër Dritan Dajtit. Nga burime zyrtare të policisë së shtetit, mësojmë se Dritan Dajti është autor i disa vrasjeve mafioze të ndodhura në Tiranë. Dajti drejtonte në arrati, një prej grupeve më të organizuara të trafikut të kokainës dhe prej kohësh kishte krijuar dhe grupe rivale në biznes.
Një trafik që e kishte detyruar njeriun e shpallur në kërkim të udhëtonte me emër të rremë drejt Spanjës dhe Gjermanisë, i lirë. Prokurorët e Krimeve të Rënda, pas ngjarjes së Durrësit dhe arrestimit të Dajtit, kanë mbledhur informacion mbi veprimtaritë kriminale të Dajtit. Tabulatët telefonikë të të arrestuarit kanë nxjerrë në shesh lidhjet e tij me njerëz me uniformë. Akuza ka mundur të sigurojë zbardhjen e tabulatëve telefonike dhe lidhjet e tij, por sistemi në vend nuk ka mundur t’ju japë atyre zbardhjen e mesazheve që Dajti shkëmbente me policë apo me persona publikë. Prokurorët i janë drejtuar kompanive celulare, për t’i siguruar këtë shërbim që kryhet vetëm jashtë vendit. Mesazhet mes Dajtit e policëve ishin të përbërë kryesisht nga një fjali, e tipit: “Ku je?”, “Më prit aty”, “Deti ka shumë dallgë” etj. Sipas Prokurorisë, ende pa u identifikuar emrat e personave që i kanë zotëruar këto numra, përmbajtja e tyre nuk mund të çojë në zbardhje të rrethanave në të cilat ato janë shkëmbyer.
I katërti misterioz i burgosur me leje njëditore
Mariglen Mullai
TIRANË- Pavarësisht se po kalon java nga vrasja e katër policëve gjatë aksionit për kapjen e Dritan Dajtit, ende ka mbetur enigmë identiteti i personit të katërt që ka qenë i përfshirë në aksion. Madje të dhënat sa vijnë e bëhen edhe më kontratitore. Kjo pasi burime tejet të rezervuara bëjnë të ditur se ndaj makinës së Dajtit mund të jetë gjuajtur me armë zjarri dhe nga një tjetër person i cili ka qenë i strehuar në një prej apartamenteve ku u zhvillua aksioni. Megjithëse një hipotezë që mbetet ende e pakonfirmuar.
Situata
Burime tepër të rezervuara policore thanë për gazetën “Metropol” se dreka e asaj së premteje nuk ishte edhe aq spontane, pasi në dijeni të atij operacioni nuk ishte vetëm skuadra policore, por edhe persona me ndikim të madh në botën e trafikut të drogës, një prej të cilëve ishte edhe i katërti misterioz. Edhe pse tashmë ekspertët kanë dhënë paraprakisht një foto të nxjerrë prej dëshmive, ende nuk është dalë në një konkluzion përfundimtar. Edhe pse mund të pretendohet se i katërti mund të jetë i përfshirë në trafiqe të ndryshme. Gjithsesi duket se gjithçka do ti mbetet hetimeve të mëtejshme të çështjes“Dajti”. Ndërsa gjithnjë e më shumë edhe politika duket se po kërkon të shtrijë vëmendjen e saj në këtë ngjarje të rëndë.
Hetimet në apartament
Prokuroria e Krimeve të Rënda pohoi se ka gjetur prova të reja në shtëpinë ku strehohej Dritan Dajti, në pallatin 6-katesh pranë sektorit “Iliria”, në plazhin e Durrësit. Burime të policisë së Durrësit, efektivë të së cilës kanë ndihmuar grupin hetimor, shpjeguan se apartamenti në katin e gjashtë të ndërtesës, tre ditë më parë i është nënshtruar sërish një kontrolli të imtësishëm nga grupi hetimor, për të gjetur prova dhe gjurmë që mund të jenë të rëndësishme për dosjen hetimore në ngarkim të Dritan Dajtit. Mësohet se aty janë gjetur disa objekte mjaft me rëndësi për organin e akuzës, si dhe disa gjurmë të ndryshme, të cilat do të dërgohen për ekspertim në Laboratorin e Kriminalistikës. Burimet sqaruan se që nga dita kur ndodhi masakra, ku mbetën të vrarë 4 oficerë policie, disa oficerë të Hetimit të Krimeve nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, si edhe nga e përgjithshmja, mbajnë nën mbikëqyrje të gjithë zonën përreth vendit të ngjarjes. Përgjatë gjithë javës, pas 7 gushtit, oficerët e policisë kanë marrë në pyetje dhjetëra persona që banojnë, apo janë me pushime në zonën ku ndodhi masakra. Persona të ndryshëm që pretendojnë se kanë parë sekuenca të ndryshme atë ditë kur Dritan Dajti qëlloi mbi katër oficerët e policisë dhe mikun e tij, të cilët i la të vdekur në vend, janë pyetur edhe për personin e katërt që është larguar nga vendi i ngjarjes i plagosur, dhe që sipas policisë është një person me precedentë penalë dhe i skeduar nga drejtësia. Të paktën dëshmitarë të ngjarjes pohuan se veç të vrarit Ledion Mara dhe të arrestuarve Dritan Dajti dhe Erges Xhoxhi, kishin parë një person të katër të largohej i plagosur nga ngjarja.
S’kanë të ndalur komentet në internet për masakrën e Durrësit
Bum kërcënimesh në Facebook
Miqtë e Marës premtojnë hakmarrje
Të njohurit e Ledion Marës, kushëririt të Dritan Dajtit, i cili u vra aksidentalisht nga i shumëkërkuari kërcënojnë në “Facebook” se do marrin hak për vdekjen e tij. Por jo ndaj vrasësit të vërtetë, Dritan Dajti, por ndaj policëve që kanë marrë pjesë në aksionin për prangosjen e personit më të kërkuar deri më 7 gusht. “Dritan Dajti të lumtë dora. Hakun Ledionit ja more, jetën e shove, bravo Dritan Dajti”, është vetëm një prej qindra komenteve që janë bërë në “Facebook”, ku Ledion Mara, bashkëpunëtor Dajtit ka tashmë katër klube fansash veç profilit të vet që ka mbetur i pahapur pas vrasjes së tij. Miqtë e 23-vjeçarit Mara, i cili u vra momentin që u prangos Dajti kanë nisur të komentojnë dhe të lënë mesazhe në klubin e fansave, ideatori i të cilit është një person që prezantohet me emrin e koduar Daniele Coco dhe që pretendon se flet nga qyteti i Liverpulit, Angli. Në orën 9:20 të mbrëmjes së 11 gushtit, katër ditë pas ngjarjes së bujshme Coco, ka hapur klubin e fansave, duke shënuar mesazhin e parë në të: “Shtet o shtet hajde më vrisni dhe mua se jam shoku i Ledion Marës dhe nuk ia lë hakun pa ia marrë”. Ndërsa në fillim të blog-ut ndodhet mbishkrimi me rimë për Marën: “Kujtimi yt do të vazhdojë të mbetet i gjallë, hakun nuk ta lëmë pa e marrë”. Kaq është dashur, për të nisur mesditën e 12 gushtit komentet nga djem dhe vajza, me emra apo me kode për të vjellë urrejtje, kërcënime dhe deklarata për hakmarrje ndaj punonjësve të shtetit nga njëra anë dhe duke i thurur lavde Dritan Dajtit e Marës nga ana tjetër. Pasi i është kërkuar për të mbyllur faqen autori i saj Daniele Coco dhe që prezantohet me një foto të mikut të tij të vdekur, Mara, duke bërë karshillëk të hapur pohon: “Ai që e shan Ledion Marën do të ma paguajë 1 ditë. Dhe sa për shtetin tuaj s’ më plas fare. Le të vijë të më kapi, po mua s’ më kap dot. Ja dhe adresa ku jetoj. Liverpool Anfield Road Street. Le të vijnë këtu po nuk ikën si ata të 4 në Durrës”. Me fjalor shumë herë banal dhe të shthurur persona të shumtë të prezantuar me emra dhe foto vajzash kanë shfryrë mllef kundër policisë, ndërsa kanë arritur deri atje sa të betohen se do hakmerren me çdo kusht. Për më tepër një prej tyre i prezantuar me foto të një femre dhe që mban emrin Kristi Hamzaj, pasi e nis dhe mbaron mesazhin e vet me sharje ndaj policëve pohon: “...nuk do ta lëmë me kaq ne, jo. Do t’ju hedhim në erë sot natën...”.
Caktohet avokati
Arben Qeleshi do të jetë mbrojtësi ligjor i Dritan Dajtit dhe kunatit të tij Erges Xhoxhi, të arrestuar së bashku më 7 gusht. Avokati Qeleshi ka paraqitur një kërkesë në Prokurori për një ekzaminim mjekoligjor të klientit të tij Xhoxhi, pas pretendimit të familjarëve të këtij të fundit për dhunë të ushtruar nga forcat e policisë. Mësohet se kërkesa është pranuar nga organi i akuzës dhe se ditën e hënë Ergest Xhoxhi do të dërgohet për ekzaminim në Mjekësinë Ligjore. Gjithashtu, mësohet se Xhoxhi ka shfaqur pretendime se nuk ka marrë ndihmë mjekësore atëherë kur ka kërkuar. Ndërsa në lidhje me Dritan Dajtin, avokati Qeleshi pohoi se nga familja e të arrestuarit i është kërkuar përfaqësimi i tij ligjor.
Jeta kriminale e Drian Dajtit
Përveç gjobëvënies, trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike dyshohet se është veprimtaria tjetër e paligjshme dhe fitimprurëse për grupin kriminal. Sipas burimeve, bëhet e ditur se Dritan Dajti ka shfrytëzuar lidhjet e tij për të hyrë në linjën e trafikut. Dyshimet për trafik narkotikësh përkojnë edhe me lidhjet shoqërore të Dritan Dajtit dhe Emiliano Shullazit, njërit prej të dënuarve më famëkeq në këtë fushë, i cili u arrestua në vitin 2005. Në atë kohë u tha se së bashku me Shullazin, në automjetin me të cilin lëvizte, gjendej edhe Dritan Dajti së bashku me të tjerë anëtarë të grupit.
Skema e ekzekutimit të policëve
Xhani, kur ka parë pistoletën e Dajtit, ka tentuar të ulet dhe të largohet, por fatkeqësisht plumbi që ka depërtuar nga xhami i derës së pasme, e ka kap në kokë. Ndërkohë që Dajti është kthyer me dy pistoleta në dorë “revolverin” dhe “Glock” nga dritarja tjetër e krahut të majtë nga mbrapa të sedijes së pasme dhe ka qëlluar policin tjetër Sajmir Duçkollarin. Më tej situata është përkeqësuar dhe Mara është larguar nga makina, por më pas është mbërthyer nga Altin Dizdari. Ky i fundit është qëlluar nga Dajti, ku plumbat kapën dhe Marën. Ndërkohë që Feska, është qëlluar pas koke, duke mbajtur personin e katërt.