Peqin, vetëvritet me pistoletë 22-vjeçarja
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nga familjarët, e reja nuk ka mundur të mbijetojë, duke e mbyllur jetën në mënyrë tragjike. Sipas policisë, 22-vjeçarja kishte deklaruar disa herë tek familjarët se do të ndërmerrte një akt të tillë, ndërsa vetëm dje ka marrë armën e të vëllait, duke e shkrehur në trupin e saj.