E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 30 kg drogë, dy në pranga

Operacioni i policisë nisi pas marrjes së informacioneve se në një banesë në lagjen “Dunavat”, kishte lëndë narkotike. Menjëherë është rrethuar banesa, ndërsa janë ushtruar kontrolle të imtësishme.

Sipas policisë, një pjesë e drogës ishte e bërë gati për paketim dhe trafikim si dhe një sasi ishte përzier me duhan për t’u shitur në formën e cigares. Nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se në dritaren e tualetit ndodhej një armë zjarri automatike model 56, tip Kallashnikov së bashku me një karikator të mbushur me fishekë.

Në pranga kanë rënë dy vëllezër, Edmond Doçi i datëlindjes 1983 dhe Xhevair Doçi, i datëlindjes 1985, të dy të lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër. Vëllezërit u arrrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Nga hetimet e para, bëhet e ditur se këta shtetas sasinë e lëndës narkotike e kishin blerë në fshatin Lazarat për ta trafikuar dhe një pjesë për ta shitur në doza të vogla përdoruesve të ndryshëm të lëndëve narkotike në Gjirokastër.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›