E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqinasit shtyjnë Besëlidhjen drejt Kategorisë I

Shkumbini fiton 2-0 në fushën e Besëlidhjes dhe futet në garën për t‘u pozicionuar mes gjashtë forcave të para në Superiore. Lojtari deciziv për peqinasit në këtë sfidë ka qenë Mustafaj, që i hedhur në lojë si zëvendësues nga tekniku Magani, realizon dy gola në harkun e 15 minutave. Nga ana tjetër, me këtë rezultat Shkumbini ka shtyrë drejt rënies nga kategoria të skuadrës lezhjane, e cila ka shpërdoruar një rast shumë të mirë për t‘u larguar nga "zona e ftohtë". Besëlidhja e fillon mjaft mirë takimin dhe rrezikon në disa raste, por Petrevski dhe Paulinjo nuk mposhtin dot Llanin. Madje, në minutën e 10-të, Petrevski godet edhe shtyllën. Në pjesën e dytë, fati i lojës ndryshon me aktivizimin e Mustafajt, që në të 60-tën shndërron në gol një kundërsulm të shpejtë të miqve. 14 minuta më pas, Mustafaj bëhet sërish protagonist duke realizuar edhe golin e dytë për peqinasit, që vulos edhe rezultatin final të ndeshjes.

Java 29

Partizani-Tirana 2-1

Dhëmbi 19‘, Bakaj 62‘ / Xhafaj 52‘

Dinamo-Elbasani 3-1

Poçi 13‘, Pejiç 22‘, Allmuça 53‘ / Ahmataj 79‘ (11m)

Vllaznia-Besa 2-3

Sinani 54‘, Rraboshta 60‘ / Mancaku 24‘ (11m), Progni 49‘, 79‘

Teuta-Flamurtari 1-1

Mile 60‘ (11m) / Mema 55‘

Besëlidhja-Shkumbini 0-2

Mustafaj 60‘, 74‘

Skënderbeu-Kastrioti 0-2

Turdiu 49‘, Rizvanolli 74‘

Klasifikimi

Skuadra N F B H gol. Pikë

1. Dinamo 29 17 7 5 47-12 58

2. Partizani 29 15 11 3 41-20 56

3. Besa 29 15 5 9 38-29 50

4. Tirana 29 13 7 9 42-29 46

5. Elbasani 29 11 11 7 29-19 44

6. Vllaznia 29 11 9 9 42-36 42

7. Shkumbini 29 11 8 10 28-26 41

8. Flamurtari 29 8 13 8 28-33 37

9. Kastrioti 29 9 5 15 20-35 32

10. Teuta 29 8 7 14 26-35 31

11. Besëlidhja 29 7 7 15 25-45 28

12. Skënderbeu 29 3 2 24 23-69 11

Golashënuesit

20 gola Sinani (2) (Vllaznia)

17 gola Pejiç (1) (Dinamo)

15 gola Duro (3) (Tirana)

12 gola Ngjela (2) (Skënderbeu+Besëlidhja)

11 gola Bejzade (4) (Elbasani), Xhihani (Besa), Bakaj (Partizani)

9 gola Muzaka (3) (Partizani)

8 gola Plaku (2) (Dinamo), Sukaj (Vllaznia), Rizvanolli (Kastrioti)

7 gola Fortuzi (1) (Tirana), K. Dalipi (Shkumbini), Mema (2) (Flamurtari), Mancaku (4) (Besa)

6 gola Tiko (2) (Skënderbeu), Stojku (Shkumbini), Abilaliaj (Partizani), Hysa (Teuta), Mile (1) (Dinamo + Teuta), Xhafaj (Tirana)

5 gola Elokan (Besa), Qorri (4) (Shkumbini), Petrevski (Besëlidhja), Dhëmbi (Partizani)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›