Peqini: Një ndeshje për tu harruar e Dinamos
Mesfushori Peqini hedh faj mbi të rinjtë për këtë takim, ku duhej dhënë maksimumi, sepse e shkatërruan Dinamon deri në gradën e fundit me lojën e dobët që zhvilluanNuk di se si tia filloj, pasi në atë takim kemi luajtur mjaft dobët. Kisha shiritin e kapitenit në krah dhe përgjegjësitë ishin më të mëdha në atë ndeshje, që moralisht duhej ta kishim fituar. E vërteta është se të gjithë në fushë ishim në moshë të re dhe pa prijës si Kuli apo dhe Deliallisi në lojën tonë.
Dy mungesa që ne i ndjemë gjatë gjithë takimit, sepse ata e organizojnë mirë skuadrën dhe dinë ta nxjerrin nga situata.Ekipi arriti të shpërfytyrohej brenda pak minutave dhe pësuam dy gola që nuk i meritonim. Takimi nuk mund të shihej me sy as nga unë në fushë, u bëmë qesharakë me njëti-tjetrin e jo më të mendosh për ata që na ndiqnin nga shtëpia, që bënin një analizë më të thellë të lojës sonë. Vetëm ekip nuk e kishim emrin në atë ndeshje.
Disa luajnë për herë të parë te Dinamo, por të mos mendojnë se jemi një ekip që skemi lojtarë dhe e kanë vendin të sigurt në formacion. Duhet ta shtrëngojnë veten për këtë fanellë që rëndon shumë mbi supet e kujtdo. Unë kam 5 vjet këtu dhe më vjen turp për atë që ndodhi, një humbje e pamerituar, sepse Dinamo është ekipi me më shumë trofe, ndaj bëj dhe veten fajtor, jo vetëm shokët për këtë takim. Për sa u përket gjyqtarëve të ndeshjes, ata gjykuan në mënyrën më të mirë, Jemini e kreu detyrën e tij siç i takonte, por ne ishim të penalizuar emocionalisht nga sfidat e mëparshme, ka deklaruar Roland Peqini.
Trajneri Ai ka mendimet e tij për të vijuar me ne. Kurrë nuk do dëshiroja që ai të na linte këtu, në mes të rrugës. Është një personalitet për futbollin tonë dhe që ka dhënë shumë, pasi ka mbi supe shumë trofe, ndaj dhe kjo situatë te Dinamo nuk është e mirë për të. Ne kemi më shumë nevojë se kurrë për të, duhet të jemi së bashku me trajnerin për të përballuar çdo sfidë si futbolli dhe ato që cënojnë Dinamon e ditëve të sotme, pasi dihet situata në të cilën ndodhemi, ka pohuar mes të tjerash Peqini, i cili është qepur pas një përplasjeje kokë më kokë në ndeshjen e fundit.
Saliaj: Ska faj Sejdini, ekipi u ndërtua vonë
Pas deklaratës se trajnerit Sejdini për një dorëheqje të mundshme, ka folur edhe administratori i bluve të kryeqytetit: Jemi të destinuar që të mbajmë Faruk Sejdinin në krye të saj, pasi kemi zgjedhur rrugën e vetme që nga fillimi për të mbajtur këtë Dinamo në superiore pas gjithë këtyre problemeve që na janë shfaqur. Nuk ka faj trajneri, ekipi është ndërtuar shumë vonë.
Në ndeshjen e fundit ndikoi edhe mungesa e kapitenit Kuli. Futbollistët e Dinamos janë të rinj në moshë dhe ata e ndiejnë emocionalisht ndeshjen, ndaj janë të dëmtuar nga ana morale dhe psikologjike për atë çka ndodhur javë më parë kundër nesh. Kemi besim të plotë tek aftësitë e Sejdinit.
