Për Altin Lalën futbolli është më shumë një argëtim
Shqiptari Altin Lala (32 vjeç) është zv.kapiteni i Hanover 96 në Bundesligën 1 gjermane. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i cili pas presionit që i bëri trajnerit të tij te Hanoveri, kur tha se nuk e duronte dot më stolin, duket se ka fituar vendin e titullarit, pasi media gjermane bën të ditur se Lala në fundjavë do të luajë si titullar ndaj Verder Bremenit.
Të dielën tifozët e Hanoverit festuan me një koreografi të “kuqe” enkas për ju. “Dhjet vjet zemërluan”. A e dinit këtë?
Për të qenë i ndershëm deri në fund, jo. Një vlerësim më të mirë nuk mund ta presësh. Në të vërtetë janë sulmuesit në plan të parë, unë i çmoj ata gjithashtu të mrekullueshëm. Futbolli është gjithashtu argëtim. Por të shohësh atë vlerësim, sigurisht që përjeton një ndjenjë të bukur.
Ju nuk luajtët kundër Hofenhaimit. A nuk kishte Hanover një luftëtar që të luftonte me zemër?
Ishte një ekip i mirë. Gjërat nuk duhet të gjykohen patjetër nga sipër.
Si e shikoni ju atëherë rolin tuaj në këtë situatë?
Gjendja nuk është e re për mua. Unë dëshiroj të luaj gjithmonë, kjo është logjike. Unë paraqitem shumë mirë në stërvitje.
Hano Baliç e Kristian Shulc janë deri tani të dy numra gjashtë...
... Po. Hano, Kristian e Çak Jankov janë tipa të ndryshëm. Unë bëj lidhjen midis tyre, lojtarin përpara mbrojtjes. Këtu janë dhe fuqitë e mia. Lojtarët e tjerë që luajnë më përpara kanë më shumë kualitet se unë. Unë mund të marr përsipër një kundërshtar të fortë në fushë.
Tani vjen Bremen me Diegon, jeni ju i gatshëm ta përballoni atë?
Diego është për mua pas Riberisë lojtari më i mirë i Ligës. Por Bremen nuk ka vetëm Diegon, por edhe Ozilin e Fringsin. Ne duhet t’u japim atyre sa më pak shanse sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk duhet të pësojmë gjithmonë katër gola kundër Bremenit (4:3 në ndeshjen e shtëpisë para një viti).
Hanover 96 a ka nevojë për një lojtar lider?
Te Hofenhaimi nuk udhëheq askush. Unë e shoh futbollin si një orkestër me një dirigjent. Lojtarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të zbatojnë udhëzimet e trajnerit.