“Uashington Post”: Epërsia e Mekeinit në Shqipëri
Patrick O’Brien
Obama do të korrte patjetër një fitore të qartë, nëse zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbaheshin në Evropë. Por në Shqipërinë e vogël, Mekein do të fitonte. Shqiptarët kanë tendencë t’i shikojnë me hollësi të dy kandidatët për mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e Shqipërisë në institucionet Perëndimore. Kosova ka deklaruar pavarësinë nga Serbia në shkurt, por lufta e këtij shteti për të fituar ligjshmërinë është ende larg përfundimit. Meqë Shqipëria dhe Kosova janë të dyja të dominuara nga etnia shqiptare, qeveria në Shqipëri ka qenë një mbështetëse e fortë e ‘vëllezërve kosovarë”.
Në këto rrethana, reputacioni i fortë i Mekein dhe për më shumë historia e tij pro mbështetjes së shqiptarëve (sidomos për mbështetjen e tij në bombardimin e Beogradit në vitin ’99) e ka bërë atë, që të shihet kandidati më i fortë, që të sigurojë se Kosova do të qëndrojë e pavarur.
Peizazhi politik i emigrantëve shqiptarë në SHBA është një tregues për këtë garë hipotetike (pa dyshim të afërt). Ish-kongresmeni Republikan, Joe DioGuardi, i cili ka rrënjë shqiptare dhe është themeluesi i Ligës Civile shqiptaro-amerikane, prej kohësh një zë i rëndësishëm i diasporës shqiptare nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për fushatën e Mekeinit. Ndërkohë, kongresmeni aktual Demokrat, Eliot Engel nga Bronksi, i cili përfaqëson mbase zonën më të madhe elektorale shqiptaro-amerikane, është bërë një mbrojtës i fortë i çështjeve shqiptare. Ai mbështet Obamën. Megjithatë DioGuardi, jo vetëm ka rrjete të forta për të lidhur votuesit shqiptaro-amerikanë, por gjithashtu Obama ka vështirësi në kapërcimin e imazhit të tij të kujdesshëm, si një njeri i butë mes njerëzve, që duan dikë të fortë në Shtëpinë e Bardhë për të kundërshtuar influencën serbe dhe ruse në Ballkan.
Përveçse ka mbështetur shqiptarët e Kosovës, Mekein perceptohet si kandidati më i mirë për ta shtyrë Shqipërinë më shumë drejt integrimit në Perëndim. Ishte nën administratën republikane, që Shqipëria së fundmi gëzoi një ftesë për t’iu bashkuar NATO-s në prill, dje Mekein ishte një zë në Senat, që ka bërë thirrje për “Rilindjen e NATO-s”, për të përfshirë në aleancë Shqipërinë Kroacinë dhe Maqedoninë. Sigurisht, kishte edhe shumë demokratë që iu bashkuan kësaj thirrjeje, por Obama nuk ka qenë kurrë veçanërisht një zë për këtë çështje deri kohët e fundit, kur Shqipëria tashmë e kishte marrë ftesën për në NATO.
Gjithashtu, dashuria e shqiptarëve për Bill Klintonin do të kishte domethënie për demokratët, nëse kandidatura do t’i shkonte Hilarit, por shumë shqiptarë ende ndjehen të shpërfillur nga përmbysja e saj.
Karakteristika i të qenit jo mbështetës për shqiptarët është mbase jo e drejtë për Obamën, por është falë deklaratave të tij në fushata: “Serbia dhe populli serb kanë vuajtur tmerrësisht gjatë dy dekadave të fundit”, është interpretuar nga shqiptarët dhe mediat shqiptare si një koment “pro-serb”. Nënkuptimi është se dikush që është “pro-serb” duhet, ipso facto, të jetë “anti-shqiptar”. Një ndarje false boshtore në dy pjesë (kaq e përhapur në politikën e Ballkanit) mjafton për të drejtuar shumë shqiptarë të dalin në përfundimin, se Obama nuk do të jetë një mbështetës i fortë i çështjeve të tyre si Mekeini. Njëkohësisht, guvernatori i Illinoisit, Rod Blagojevic, një serbo-amerikan, i cili si kongresmen në vitet ‘90 ka kundërshtuar natyrshëm bombardimin e Serbisë, mund të ketë dëmtuar mbështetjen e Obamës nga shqiptarët, duke shprehur mbështetjen e vet për atë kandidat.
Obama së fundmi ka tentuar të forcojë kredencialet e tij “pro-shqiptare” duke shprehur thelbësisht të njëjtin pozicion si Mekein, duke mbrojtur qartësisht integritetin territorial të Kosovës dhe duke mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Por dëmi ishte bërë tashmë. Thelbësisht të dy palët dhe të dy kandidatët ndajnë barazisht të njëjtat pikëpamje mbështetëse të çështjeve të rëndësishme të shqiptarëve, forcimin e pavarësisë së Kosovës dhe inkurajimin e integrimit të Shqipërisë në institucionet Euro-Atlantike. Por për shqiptarët, nuk është e rëndësishme ajo që thotë kandidati, por me sa intensitet e thotë ai. Nëse ju pyesni pjesën më të madhe të shqiptarëve, ata i duan të dy, si Bill Klintonin edhe Xhorxh Bushin, të parin për fushatën kundër “pastrimit etnik”, dhe të dytin për lidershipin e tij në mbështetje të shtetit të pavarur të Kosovës. Falë afeksionit të tyre për Amerikën, shqiptarët do ta ndjekin presidentin e ardhshëm amerikan, qoftë Republikan apo Demokrat, hap pas hapi në betejat e tyre, ndërsa ata vazhdojnë në Irak dhe Afganistan. Por ndërsa shumë evropianë janë të lodhur nga gjuetia në Shtëpinë e Bardhë, pak rezistencë shqiptarëve i përshtatet shumë mirë.
Al Kaeda: Mekein, presidenti ideal për të vazhduar luftën
Kandidatit republikan, Xhon Mekein duket se nuk po i ndahen skandalet, edhe pak ditë para votimit të madh të 4 nëntorit që do të finalizojë garën e gjatë për Shtëpinë e Bardhë me rivalin e tij, Barak Obama. Përveç e-maileve dërguar ambasadorit rus Vitali Çurkin, ku i kërkohej ndihmë financiare, Mekein tashmë ka marrë të gjithë admirimin e Al Kaedës, si lideri i përshtatshëm për të vazhduar luftën. Mbështetësit e Al Kaedës deklaruan në një adresë interneti një mesazh, ku thuhej se kësaj jave në Shtetet e Bashkuara do të organizohej një sulm terrorist para-zgjedhor si një mënyrë për të nxitur votuesit pro Mekeinit. Mesazhi i postuar të hënën në adresën e mbrojtur me fjalëkalim, “al-Hesbah”, thotë se nëse Al Kaeda dëshiron t’i shkatërrojë Shtetet e Bashkuara ushtarakisht dhe ekonomikisht, zgjedhja më e mirë do të ishte kandidati “i rrëmbyer” republikan presidencial, Xhon Mekein, sepse ai ka perspektivë t’i vazhdojë luftërat në Irak dhe Afganistan. “Ky qëllim kërkon praninë e një lideri të rrëmbyer amerikan si Mekein, i cili ka premtuar të vazhdojë luftën deri edhe sikur të mbetet një ushtar i fundit amerikan”, thuhet në mesazh, “Më pas, Al Kaeda do të duhet të mbështesë Mekein në zgjedhjet e afërme në mënyrë, që ai të vazhdojë marshin e dështuar të paraardhësit të tij, Bush”. Mesazhi është përkthyer nga “SITE Intelligence Group”, i cili monitoron këtë adresë për lajmërime të mundshme terroriste. “Nëse Al Kaeda e merr përsipër këtë operacion të madh kundër interesave amerikane, akti do të jetë mbështetja e Mekein, sepse kjo do të nxisë amerikanët apostafat të votojnë për Mekein për t’u hakmarrë kundër Al Kaedës. Më pas Al Kaeda do të korrë sukses në rraskapitjen e Amerikës deri në vitin e fundit të ekzistencës së saj”. Një këshilltar i Mekeinit, Mark Salter, tha se kishte dëgjuar për këtë mesazh, por nuk dha asnjë koment mbi të për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Përkthyesit ishin befasuar nga detajet e hollësishme të planit. Lideri i Al Kaedës, Osama bin Laden nxori një video mesazh vetëm katër ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2004.
Kriza financiare, frikë për një recesion global
Kriza financiare globale po vazhdon ndikimin e saj negativ në tregje dhe bursa në të gjithë botën. Bursat evropiane ranë dje, që në hapje, duke ndjekur humbjet në tregjet aziatike, të shkaktuara nga frika e recesionit global. Me tregun e valutave, euro ka shënuar rekord të rënies në 20 muajt e fundit ndaj dollarit amerikan. Edhe çmimi i naftës në Azi ka rënë nën 70 dollarë për fuçi. Kryeministri britanik Gordon Braun e shtoi perspektivën e zymtë, duke deklaruar se një ngadalësim global ka të ngjarë të shkaktojë recesion në Britani dhe kudo. Edhe tregjet amerikane u ulën ndjeshëm dje paradite. Kriza ekonomike ka ulur ritmin e rritjes në Kinë, ku qeveria po përpiqet të ndihmojë tregun e shtëpive, duke ulur taksat dhe pakësuar kërkesat për të blerë shtëpi.