Beqaj nuk ndal dot yjet e Interit
Portieri shqiptar Arjan Beqaj, nuk duhet të mërzitet shumë nga sfida e humbur e Anorthosit me Interin (1-0 në “San Siro”), pasi skuadrës qipriote i shënoi një kampion i madh si braziliani Adriano, një minutë nga përfundimi i pjesë së parë, dhe jo suedezi Zlatan Ibrahimoviç. Po në grupin B, Panathinaikos barazoi në Athinë 2-2 me gjermanët të Verder Bremenit. Martesaker (29’) realizoi golin e parë për miqtë. Greku Manxhios realizoi një dopietë në të 36’ e 68’, por portugezi Hugo Almeida barazoi shifrat në minutën e 83-të. Në grupin A, Çelsi nuk e kurseu Romën e Luçiano Spaletit, duke fituar 1-0. Kapiteni Xhon Terri ishte dhe autori i golit në minutën e 77-të. Po në këtë grup francezët e Bordo fituan 1-0 me rumunët simpatikë të Kluzhit. Ishte rumuni Çadu ai që i dhuroi golin Bordosë, kur shënoi një autogol në minutën e 54-t. Në grupin C, Barcelona fitoi 5-0 në Zvicër me Bazelin. Leo Mesi çeli serinë pas katër minutave lojë, për t’u pasuar nga Burgos (15’) e dy rrejta të njëpasnjëshme të Bojan Kërkiç (22’ e 46’). Ksavi Hernandezi kompletoi pas dy mintash (48’) golin e pestë. Sportingu i Lisbonës fitoi 1-0 me Shahktar Donjeck në Ukrainë. Në grupin D, PSV Eindhoven i shkaktoi humbjen e tretë rresht Olimpikut të Marsejës e kapitenit shqiptar Lorik Cana. Koevermans (72’ e 85’) ishte dhe autori i të dy golave. Atletiko e Madridit i rezistoi Liverpulit, duke u ndalur në një barazim 1-1. Robi Kin shënoi në në minutën për anglezët në minutën e 14-të, ndërsa Simao vendosi ekuilibrin në të 83’.
Rezultatet
Grupi A
Bordo - CFR Cluj 1 - 0
Çelsi - AS Roma 1 - 0
Grupi B
Inter- Anorthosis 1 - 0
Panathinaikos - Verder 2 - 2
Grupi C
Bazel – Barcelona 0 - 5
Shakhtar D. - Sporting L. 0 - 1
Grupi D
Atletiko M.- Liverpuli 1 - 1
PSV – Marsejë 2 - 0