Socialistet e Durrësit në dilemë, “shthurje” në bashki
30/05/2009 Largohen shumë emra të njohur
Bashkia e Durrësit, por edhe institucione të tjera, kanë nisur të ndiejnë problemet e shumta të hemorragjisë politike nga PS drejt LSI si dhe të situatave të turbullta. Pas deklarimit publik të shefit shumësportësh “Teuta”, Shyqyri Ballgjini, dje janë bërë të ditur në mënyrë konfidenciale se drejt LSI-së po shkojnë edhe të tjerë figura. Edmon Jazegjiu drejtor i shërbimit të rrugëve dhe përgjegjësi i shërbimit të ndërmarrjes komunale në Plazh Ali Karaj janë të parët funksionarë të bashkisë që do të lënë PS-në për të shkuar tek Meta. Një gjë e tillë ka çorientuar të majtën, pasi një skenë e tillë është përsëritur vite më parë, por në kahun tjetër. Ish-kreu i bashkisë Lefter Koka që sot kandidon në krye të listës për LSI-në në qarkun e Durrësit me urdhër politik ka larguar si dhe ka bërë presion për largimin nga puna të shumë mbështetësve të Metës në kohën kur sapo kishte nisur të strukturohej LSI. Nga ana tjetër LSI nuk ka në radhët e saj më asnjë nga themeluesit e kësaj lëvizje në Durrës dhe kjo për të vetmin fakt se LSI në asnjë rast që nga koha e krijimit nuk ka mundur të bëjë zgjedhje të lira për kryetar politik. Në të gjitha rastet kryetarët janë emëruar. Por sot duket se Koka është më i fortë se Vangjush Dako me të cilin ka pasur marrëdhënie shumë të ftohta pas dorëzimit të shiritit të bashkisë. Ky i fundit për shkak të miqësisë me kreun e PSSH-së, Edi Ramën, ka pasur mundësi të jetë përcaktues në komandimin e kreut të PS-së si dhe në caktimin e kandidaturave të PS për qarkun e Durrësit. Pikërisht qejfmbetjet nga njëra anë dhe pakënaqësitë e grumbulluara ndër socialistë e ka përçarë elektoratin socialist. #
Xh. Gradica