E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 101 kg hashash, arrestohen 2 vëllezër

30/05/2009  Nuk dihet destinacioni

Dy vëllezër nga fshati i largët Gjorgoz i rrethit Fier janë arrestuar nga uniformat blu të Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier, për arsye se në banesën e tyre janë kapur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 101 kg hashash I tharë. Ylli dhe Muhamet Musta përkatësisht 37 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga specialistë të zyrës së luftës kundër trafiqeve të lëndëve narkotike dhe punonjës të policisë së Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 të ditës së djeshme në fshatin Gjorgoz të komunës Kraps të rrethit Fier, ku në banesën e 2 vëllezërve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 101 kg hashash i tharë. Sipas burimeve zyrtare marrë nga Drejtoria e Policisë së qarkut Fier, nuk dihet ende destinacioni i kësaj sasie të madhe lënde narkotike, pasi 2 vëllezërit kanë mohuar pas marrjes në pyetje nga specialistë të zyrës së luftës kundër trafiqeve të lëndëve narkotike të kenë pasur lidhje me persona të tjerë të futur në rrjetin e trafikantëve. Gjithashtu mësohet se për kapjen e kësaj sasie lënde narkotike agjentë të zyrës së luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike kishin disa muaj që survejonin lëvizjet e 2 vëllezërve, për të cilët dyshonin se kishin lidhje me trafikun ilegal të lëndëve narkotike. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›