E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Edi Ramën, 20 për qindëshi, vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit

Deputetja Mesila Doda

Nisur nga denoncimi i deputetes Albana Vokshi, Partia Demokratike deklaroi se Edi Rama po mbron vlerën e 20 për qindëshit që ai fut në xhep në mënyrë antiligjore, si të ndershme. Deputetja Mesila Doda, tha se opinioni publik është njohur me aferat rigoroze të Edi Ramës, të cilat nisin nga gjobat minimale deri te 20 për qindëshi i vlerës së investimit, në këmbim të lejes së ndërtimit. Sipas saj, menjëherë pas akuzave të deputetes Vokshi, Rama doli në mbrojtje të kontratave shumë milionëshe të korrupsionit.
“Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi me fakte dhe dokumente konkretë kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi kryetarin socialist Edi Rama se ka detyruar firmën ‘Vizion Construction’ t’i kalojë 20 për qind të vlerës së ndërtimit , shumë e barabartë kjo me 100 milion euro, sekserit të tij të ndërtimit Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri. Fill pas kësaj akuze publike, Edi Rama doli në mbrojtje të kontratave shumëmilionëshe të korrupsionit, me të cilat ai detyron në mënyrë mafioze firmat e ndërtimit, duke e quajtur 20 për qind e korrupsionit që fut në xhep, si punë të ndershme. Denoncimi i sotëm është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit, strumbullari i cili është vetë Edi Rama, që i ka dhënë lejeve të ndërtimit, vlerën e arit”, u shpreh deputetja demokrate, Doda.
Ajo vuri në dukje se Partia demokratike kërkon nga zoti Rama që të mos bëjë më lojëra fjalësh, por të përgjigjet qartë përpara opinionit se, përse i ka dhënë lejeve të ndërtimit në Tiranë vlerën e arit, se përse i shtrëngon me mënyra tipike mafioze ndërtuesit e Tiranës, të paguajnë.
“Në emër të transparencës, për të cilën zoti Rana çirret gjithë ditën, i kërkojmë që të bëjë transparencën reale të miliona eurove të marra përdhunshëm nga ndërtuesit; i kërkojmë që të bëjë transparencën e pasurisë së tij, të milionave dhe të shtëpive, që i ka kaluar partnerëve të tij. Më së fundi i kërkojmë që të ketë buon sensin e të mos bëhet qesharak, duke u shtirur si më i varfëri i klubit të miliarderëve socialistë, sepse kjo është një gënjeshtër që nuk e beson as më besniku dhe as më besniku i klubit të miliarderëve”, deklaroi më tej, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›