E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja heqë dorë nga rezoluta për Kosovën

Bruksel, 3 gusht - Brukseli duket se ka hequr dorë tash për tash nga deponimi i një rezolute të Bashkimit Evropian për Kosovën në OKB, megjithë paralajmërimet për një gjë të tillë. Siç raporton e përditshmja Blic e Beogradit,  Zyra e Përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së, i ka konfirmuar se “BE-ja di për deponimin e rezolutës së Serbisë në OKB, dhe përkrah përkushtimin e saj për dialog”, duke shtuar se zyrtarisht askush në Bruksel nuk e ka konfirmuar se ekziston një draft rezolutë evropiane që është përgatitur në emër të BE-së. Duke u thirrur në burime diplomatike britanike, thuhet se rezoluta është nënshkruar vetëm nga 22 vendet anëtare, por jo nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së. Sipas gazetës serbe, pamundësia për të arritur unitet ka bërë që diplomatët evropianë të vihen në lëvizje për të arritur një marrëveshje me Serbinë sa i përket rezolutës, pasi ky vend tashmë e ka deponuar rezolutën e vet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›