“Per Gynti” mbarëkombëtar
20/07/2010 Në ditën e dytë të festivalit ndërkombëtar të teatrove, për herë të parë në Butrint prezantohet institucionalisht një projekt mbarë kombëtar, “Per Gynt”, i Henrik Ibsen, me regji të Slobodan Unkovksit. Në shtator do të jetë në Teatrin Kombëtar në Tiranë
Për herë të parë tre trevat shqiptare arrijnë të realizojnë një bashkëproduksion mbarë kombëtar. “Per Gynt”, i autorit norvegjez Henrik Ibsen, pasi është dhënë premierë në Shkup dhe Prishtinë, brenda 24 orëve është vendosur të jetë dhe në festivalin ndërkombëtar të teatrove të Butrintit. Një shfaqje masive, por dhe me një prej 3 orë e gjysmë, ka pasur si regjisor Slobodan Unkovksi, i njohur nga komuniteti teatror shqiptar për realizmin e një projekti të ngjashëm por me “Daja Vanjën”e Çehovit, nga një trupë private, jo bashkëpunim institucional siç ishte “Per Gynt”.
Kjo dramë është mbështetur nga “Ibsen Award 2009”, Norvegji, projekte që kanë për autor shkrimtarin Henrik Ibsen. Ideatori dhe koordinatori i kësaj sipërmarrje mbarëkombëtare ka qenë një prej personazheve më të rëndësishëm të aktrimit shqiptar, Bajrush Mjaku, i cili ka treguar në konferencën për shtyp, se ideja i ka lindur qysh në vitin 1995.
“Dëshira ime nuk ka qenë, natyrisht, të realizoj Hamletin a ndonjë vepër tjetër të Shekspirit, se sa të realizoj “Per Gynt”-in, por kuptohet që nuk ka qenë e mundur që të jem “Per Gynt” nga fillimi deri në fund”, ka thënë Mjaku, duke e shtuar se ishte i kënaqur që arriti në këtë moshë deri te “Per Gynti” i tretë.
Se si Unkvoski e ka trajtuar këtë vepër ndante në tre pjesë personazhin kryesor. Mjaku ka thënë se në eksperimentet regjisoriale ndoshta ky “Per Gynt” mund të ishte unikal, pasi deri në dy “Per Gynt” kishte ndodhur të kishte kjo dramë e Ibsenit, por tre Per Gynt në një shfaqje. Të tre në mosha të ndryshme; aktori i ri, i sapo diplomuar, Fisnik Zeqiraj, ka sjellë ngazëllim në skenë, dinamikë dhe plot energji në realizmin e Per Gyntit, të parë, atij të riu që u jepej instinkteve.
Aktori Xhevdet Jashari ishte Per Gynti i dytë, për të cilin asistent regjisori Kushtrim Bekteshi është shprehur se u krijua për të treguar njeriun racional, që përpiqej të manipulonte botën, po kjo e fundit e manipulon atë.
I treti Per Gynt, Bajrush Mjaku është finalja e jetës, gjykimi mbi vetveten ku rrugët e tij devijuan e shkoi keq. “Kjo është bërë me një qëllim: përcjellja e jetës së njeriut në tre mosha të ndryshme, po secila pjesë, secila moshë ka karakteristikat e veta. Kjo shfaqje dhe pse është tërësi, mund të shihet e ndarë në tre pjesë, të cilat kanë veçanti estetike. Ndoshta kjo është veçantia më e madhe e kësaj shfaqje se si e ka konceptuar “Per Gynt”, regjisori Unkovski”, tha Bekteshi, ai që ishte marrë përsipër të sqaronte në konferencën për shtyp, laboratorin e regjisorit maqedonas.
Ndërsa aktori Bajrush Mjaku në bilancin artistik të kësaj shfaqje, më shumë është përqendruar tek ideja e projektit, dhe dëshira e tij për të mbërritur në ditën se teatri shqiptar duhet të përfaqësohet me një kulturë. “Ideja ime është dhe mbetet që ne si artistë shqiptarë, që i përkasim një nënqielli, mbas eksperiencës sime në shumë festivale të botës, mbetem me atë që ne si teatër shqiptar botës teatrore në botë duhet ti prezantohemi si një kulturë shqiptare. Dhe sigurisht që në mes vetes duhet të fillojmë me projektet tona, në institucionet tona teatrore, por kur është fjala për të prezantuar teatrin mbarë shqiptar ne duhet definitivisht të bëjmë projekte të tilla, mes tre qendrave. Pikërisht kjo ishte ideja ime si ideator dhe koordinator.
Ndonëse Mjaku marrëdhënien institucionale mes tre vendeve e sheh pak tendencioze për të bashkëpunuar, prapë këmbëngul që ky projekt i realizuar ndonëse pati shumë peripeci, ia dedikon realizimin energjisë pozitive të dy drejtorëve të teatrit, sidomos të Shkupit, dhe atij të Prishtinës. Fisnik Zeqiraj, me “Per Gyntin” e ri, u vlerësua si një figurë shumë simpatike, sa i takon plastikës, energjisë, ngazëllimit që kishte gjatë gjithë kohës. Kjo ishte një nga eksperiencat e para të Fisnikut.
“Jam një student i posa diplomuar, dhe e mora pak si me ndrojtje, dhe mendova që nuk do të arrij të realizoj rolin, po me bisedime me Unkon mu dha besim, u mundova të arrijmë deri këtu çfarë dhamë dje”, tha Zeqiraj. Ndërsa në ekipin e kësaj shfaqje ishte dhe aktorja Yllka Mujo, një hyrje e befasishme e saj, e transformuar krejtësisht nëna e Per Gyntit të ri, ka realizuar dhe një mbyllje të shfaqjes me freski dhe energji artistike që nuk e kemi parë në shfaqjet e fundit në Tiranë prej saj.
Dje, në konferencën e shtypit ishte dhe drejtori i Teatrit të Shkupit nga rrodhi dhe kjo ide e realizmit bazë të produksionit më të madh në tre trevat shqiptar. Adem Karaga ka treguar se për teatrin e Shkupit kjo është një ngjarje për jetën teatrore, në Maqedoni. “Sigurisht që është një nga veprat që u shtri në mbarë trevat shqiptare në kuadër të një produksioni të gjerë, Teatri i Shkupit qoftë dhe si nikoqir, ai i Kosovës, Prishtinës, dhe Ministria e Shqipërisë, dhe një pjesë e buxhetit ishte pjesë e shfaqjes, ku bëhej falë për një vepër jo të vogël. Ka qenë një punë e lodhshme, intensive, tre muaj që u kurorëzua me sukses”.
Teatri shqiptar i Shkupit u themelua me një vendim të posaçëm të Kuvendit të qytetit të Shkupit në vitin 1949. Aktivitetet e para i ka kryer duke u cilësuar si “teatri i pakicave”, gjer në korrik të vitit 1963 kur u rrënua nga një tërmet katastrofal. Nga ajo kohë deri më 74, nuk i pushoi veprimtaritë, duke u sistemuar në një objekt të improvizuar të quajtur “Pallatin e punëtorëve”. Vetëm në prill të 74 u strehuan në një godinë të re të afër tregut të njohur të Shkupit, të inauguruar “Bit Pazar”. Akoma dhe sot aty funksionojnë dy trupa teatrore ajo shqiptare dhe turke. Nga ndryshimet në ish-Jugosllavi ky teatër ka kaluar shumë stuhi, dhe jo më kot emri i tij është ndryshuar disa herë si; teatri i pakicave, teatri i nacionaliteteve, teatri shqiptaro-turk, teatri i kombësive dhe vetëm së fundi ka marrë emrin përfundimtar Teatri shqiptar. Faza e fundit e teatrit shqiptar cilësohet si fazë e “partizimit” që shënon dhe mbylljen e teatrit në vetvete, duke u mbyllur vetëm për konsum të brendshëm në këto dhjetë vite. Aktualisht në repertorin e tij gjendet shfaqja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga I.Kadare, me dramatizim të Jeton Nezirajt, dhe regji të Dino Mustafiq, nga Sarajevac, si dhe shfaqja “Per Gynt”, e Ibsenit me regji të Unkovskit. Kjo shfaqje ka realizuar premierën në Shkup dhe Prishtinë, ndërsa në shtator pritet të jetë në Tiranë dhe në tetor aktori Mjaku tregon se do të jenë në festivalin MESS Sarajevë.