Për Partinë Socialiste, Meta është ministër i qeverisë Berisha

Partia Socialiste ka akuzuar sot Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta se është kthyer një ministër i qeverisë për opozitën . Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste tha sot gjatë një konference për shtyp se ‘’ Ilir Meta është kthyer në një ministër të qeverisë që merret me opozitën , ai bën sikur kërkon ikjen e Berishës, por në fakt mes bashkimit opozitar dhe Berishës, ai ka zgjedhur kryeministrin’’. Kodheli theksoi se ‘’ Të votosh për Metën do të thotë të zgjasësh dhe 4 vjet sundimin e kësaj maxhorance".
...