Të hënën shpërndahen formularët A1 dhe A1-Z të maturës shtetërore
Ditën e hënë, pas shpërndarjes së formularëve A-1 dhe A-1Z në të gjitha shkollat e mesme të vendit, maturantët që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shetërore, do të nisin plotësimin e formularëve për të caktuar dy lëndët me zgjedhje ku duan të ndjekin studimet e larta për vitin akademik 2008-2009. Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve (AVA), bëri të ditur sot se, me fillimin e plotësimit të formularëve, do të jenë gati dhe koeficientet përkatës për secilën nga 14 lëndët me zgjedhje. Sipas burimeve, universitet publike në të gjithë vendin kanë dorëzuar propozimet konkrete për koeficientet e këtyre lëndëve, ndërsa brenda javës, ato do të miratohen. Sipas Rregullores së provimeve të Maturës Shtetërore, afati për dorëzimin e formularit të plotësuar është data 10 mars. Në rast se maturantët e vjetër duan të ruajnë rezultatet e viteve të shkuara, mund t’i specifikojnë ato me kujdes në formularin A-1 Z për njërën, ose të dy lëndët, për të rikonkurruar për shkollat e larta, por pa u përfshirë në provimet me zgjedhje të këtij viti për studimet e larta të 2009–2010.
...