Mbahet në Tiranë simpozium për çështjen Çame

Shoqata Kombëtare Çame ka zhvilluar sot një Simpozium me temën ‘’ Abedin Dino dhe Çështja Çame sot’’. Kryetari i Bordit të Institutit të Studimeve për Çamërinë, Gazmend Haxhia tha “ Se sot ky simpozium është shumë i veçantë , sepse për herë të parë po bëhet një simpozium ndërkombëtar për këtë çështje i organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë në bashkëpunim me Institutin e Historisë dhe partneritetin e Shoqatës atdhetare Çamëria”. Ai shtoi se'' Çështja kryesore që u diskutua është çështja çame dhe marrëdheniet diplomatike shqiptaro-greke, për minoritetet përgjatë viteve”. Haxhia theksoi se ‘’ Referencat nga Instituti i Historisë kanë qenë shumë interesante për sa i përket numrit të popullsisë çame dhe pronave të shumëpërfolura që kjo popullsi shqiptare ka në Greqi”. Gjithashtu gjatë simpoziumit kanë referuar edhe studiues të huaj nga Turqia , Austria, Gjermani dhe Anglia , të cilët në mënyrë të veçantë u dalën në situatën aktuale të problemit çam dhe paraqitën alternativa për zgjidhjen e këtij problemi. Haxhia theksoi se ‘’ Rëndësia e këtij simpoziumi është të mbajmë gjallë çështjen çame dhe mënyrat se si duhet të veprojmë për një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështjeje kaq delicate”.
...