E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Për çdo proces zgjedhor duhet të zbatohet ligji”

28-05-2011 / Gazeta 55

Flet ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka theksuar se për çdo proces zgjedhor duhet që të zbatohet patjetër ligji.
Duke u fokusuar në zgjedhjet vendore të 8 majit, në një prononcim për mediat Kume ka deklaruar se është Kolegji Zgjedhor, institucioni i cili do japë fjalën e fundit, duke shtuar më tej se procesi zgjedhor procesi përfundon me gjykimin e ankimimeve në kolegjin zgjedhor. Është ky institucion i cili për ankimimet thotë fjalën e fundit e cila është e pakundërshtueshme, tha ai.
“Ne presim që të paktën për njësinë vendore, Bashkia e Tiranës të përfundojë gjithçka me vendimin që do të marrë kolegji zgjedhor i gjykatës së apelit. Ne vazhdojmë të mbetemi në situate të përsëritura të cilat kanë shoqëruar çdo herë proceset zgjedhore të zhvilluara në shqipëri të cilat kanë patur si karakteristikë jot ë mirë të tyre, e cila ka sjellë vazhdimisht probleme fakti që garuesit ose midis garuesve humbësi asnjëherë nuk ka pranuar rezultatin”, u shpreh ish-kreu i KQZ-së, Kume.
Ai ka theksuar më tej Shqipëria ndodhet në kushtet kur akoma nuk është krijuar kultura e të garuarit në funksion dhe në zbatim të rregullit dhe të pranuarit. pastaj të rezultatit kur rregullat zbatohen në një proces zgjedhor. Më tej, Kume ka nënvizuar se në një proces zgjedhor thelbi i tij dhe gjëja më e rëndësishme e procesit zgjedhor është momenti kur qytetari shpreh vullnetin e tij në dhomën e fshehtë, ky është momenti i votimit, ka shtuar më tej ai.
“Sistemi është ndërtuar  i tillë që kjo çka ndodh në momentin e votimit të mund të lexohet, të mund të administrohet dhe mënyra e administrimit, që është pjesa e dytë por jo më e rëndësishme, që në kuptimin e asaj që ka, synon të realizojë një proces zgjedhor, nuk është ajo që duhet të rëndojë më shumë se sa shprehja e vullnetit të qytetarëve. E para dhe shumë e rëndësishme është që shprehja e vullnetit të mund të ndërtohet në mënyrë të tillë në pjesën  e administrimit të tija që të krijojë mundësi të plota për leximin e votës së çdo  qytetari”, u shpreh ish- kreu i KQZ-së Kume.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›