Për çfarë akuzohet Dik Çeni
Me të mbërritur nga udhëtimi i tij në Europë dhe Afrikë, Presidenti amerikan, Barak Obama, ka gjetur në tryezën e punës, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, materialet për dy çështje të rëndësishme. Bëhet fjalë për çështje ndaj të cilave, deri më tani, Presidenti ka treguar një kujdes të veçantë, por njëherazi ka qenë deri diku edhe i paqartë. Janë dy çështje për të cilat është folur së fundi në media (akuzat për ish-zëvendëspresidentin amerikan, Çeni, dhe ajo e Prokurorit të Përgjithshëm, Eric Holder). Këto çështje kanë ngjallur menjëherë reagime politike, akuza, përgënjeshtrime. Shtëpia e Bardhë, deri më tani, ka preferuar të vëzhgojë, hetojë e heshtë, por kjo nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Herët ose vonë ajo duhet të prononcohet.
Për sa i përket vendimeve, Prokurori i Përgjithshëm duket se i ka marrë ato gjatë javëve të fundit. Vendimet përputhen me publikimin e një raporti në lidhje me aspektin etik të "memorandumeve ligjore", që gjatë Presidencës së Bushit autorizuan teknika hetimore të tilla ndaj të dyshuarve për terrorizëm si "mbytja me ujë", privimi nga gjumi, apo izolimi te dhoma të vogla të errëta. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm duhet qartësuar njëherë e mirë ekzistenca ose jo e torturave të tilla dhe mbi të gjitha nëse kanë ekzistuar, kush i ka autorizuar dhe për çfarë arsyeje. Obama nuk ka qenë i këtij mendimi. Deri më tani, ai i ka rezistuar presionit të liberalëve në Kongres, duke garantuar imunitetin e agjentëve të shërbimit sekret dhe duke mos hezituar të përsërisë frazën se "është mirë që të shohim përpara". Me këtë qëndrim të tërhequr të Obamës nuk kanë qenë dakord të gjithë brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Personi që ka këmbëngulur vazhdimisht për një linjë të ashpër në drejtim të sqarimit të çështjes së torturave, e që deri më tani ka qëndruar në hije, është Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder. Më së fundi ai ka dalë hapur me pretendimin për krijimin e një komisioni hetimor. Në fakt është e vështirë që të imagjinosh krijimin e një komisioni të tillë pa miratimin e Presidentit, pasi bëhet fjalë për një çështje jo vetëm të rëndësishme, por edhe shumë delikate. Në rast të krijimit të komisionit, pavarësisht premtimeve për imunitet ndaj agjentëve të shërbimeve sekrete, mund të përfundojnë në bankën e të akuzuarve persona shumë të rëndësishëm të administratës së ish-presidentit Bush. Kjo mund të çojë në një llogaridhënie, të cilën shumë demokratë kanë kohë që e presin. Përfundimet e komisionit mund të shkaktojnë shumë "dhembje koke" në Pentagon dhe në komunitetin e shërbimeve sekrete dhe kjo në një moment kur ka nisur ofensiva në Afganistan dhe çështja bërthamore e Iranit është më e nxehtë të se kurrë. Në këto kushte, Shtëpisë së Bardhë i nevojitet më shumë se kurrë mbështetja e gjithë aparatit ushtarak dhe shërbimeve inteligjente. Personi që demokratët do të donin më shumë se askënd tjetër ta shihnin në bankën e të akuzuarve është ish- zëvendëspresidenti, Dik Çeni, që është konsideruar gjithmonë "shpirti i errët" i administratës së kaluar. Që kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë, Çeni është eksponenti i vetëm republikan që sistematikisht e ka sulmuar dhe e sulmon me të gjitha mënyrat, kryesisht në media. Ish-presidenti e ka akuzuar Obamën për "dobësi" në luftën kundër terrorizmit dhe mbron në mënyrë të vazhdueshme teknikat e dyshimta të hetimeve të përdorura nga CIA. E pikërisht Çeni ka përfunduar dy ditë më parë në faqet e së përditshmes "New York Times". Sipas gazetës ka qenë pikërisht Çeni personi që ka urdhëruar CIA-n për të mos ia bërë të ditur Kongresit programin antiterrorizëm, që u mbajt në fshehtësi të madhe nga administrata e atëhershme, ditët që pasuan ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001. Detajet e programit nuk janë bërë të njohura dhe nuk janë të qarta. E vetmja gjë e sigurt është që nuk ka qenë tërësisht operativ. Sipas ligjit amerikan, komisionet e inteligjencës në Kongres duhet të jenë "plotësisht në dijeni" për të gjitha lëvizjet dhe të rejat e aktivitetit të shërbimeve sekrete, të spiunazhit dhe kundërspiunazhit, edhe pse theksohet se "gjithçka duhet bërë me shumë kujdes për të shmangur përhapjen e materialeve sekrete dhe informacioneve të rezervuara". Me pak fjalë, Kongresi duhet të informohet për çdo gjë, por duke qenë se bëhet fjalë për një material shumë sekret, në rastin e mësipërm, duhet që të informoheshin të paktën një pjesë e vogël e senatorëve e më konkretisht ata që bëjnë pjesë në të ashtuquajturin "grupi i të tetëve", ku bëjnë pjesë liderët e të dyja partive, kryetarët e grupeve parlamentare dhe katër senatorë të tjerë të rëndësishëm. Pas 11 shtatorit, Shtëpia e Bardhë ndoqi politikën e informimit vetëm të këtij grupimi prej tetë personash, duke anashkaluar Kongresin. Tani ka dalë në dritë fakti që Kongresi (përfshi "të tetët") nuk është informuar kurrë në lidhje me programin sekret që ka qenë në fuqi për tetë vjet rresht. Vetëm më 23 qershorin e kaluar, shefi aktual i CIA-s, Leon Panetta, është vënë në dijeni të programit "top-secret" dhe ka urdhëruar menjëherë që të pushonte së ekzistuari.
Ish-presidenti amerikan, Dik Çeni
Çeni ka përfunduar dy ditë më parë në faqet e së përditshmes "New York Times". Sipas gazetës ka qenë pikërisht ai personi që ka urdhëruar CIA-n për të mos ia bërë të ditur Kongresit programin antiterrorizëm, që u mbajt në fshehtësi të madhe nga administrata e atëhershme, ditët që pasuan ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001
Leon Panetta, shefi i CIA-s
Vetëm më 23 qershorin e kaluar, shefi aktual i CIA-s, Leon Panetta, është vënë në dijeni të programit "top-secret" dhe ka urdhëruar menjëherë që të pushonte së ekzistuari
Eric Holder, Prokurori i Përgjithshëm
Personi që ka këmbëngulur vazhdimisht për një linjë të ashpër në drejtim të sqarimit të çështjes së torturave është Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder. Më së fundi ai ka dalë hapur me pretendimin për krijimin e një komisioni hetimor. Në rast të krijimit të komisionit, pavarësisht premtimeve për imunitet ndaj agjentëve të shërbimeve sekrete, mund të përfundojnë në bankën e të akuzuarve persona shumë të rëndësishëm të administratës së ish-presidentit Bush
Sfidat e Obamës nga Guantanamo te torturat në hetime
Në emër të "luftës kundër terrorizmit", një shprehje kjo që ka ngjallur gjithmonë kundërshti dhe që tashmë nuk përmendet më nga Shtëpia e Bardhë, Bush, Çeni dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt, pas 11 shtatorit kanë justifikuar çdo lloj mase për të luftuar "Al Kaedën", si dhe përsëritjen e sulmeve, pa pasur shumë skrupuj edhe kur ishte fjala për dhunim të së drejtës ndërkombëtare, për abuzim të të drejtave civile, apo kur një botë e tërë indinjohej nga veprime të tilla. Si pasojë u mbyllën në Guantanamo qindra të burgosur, u sulmua Iraku pa një autorizim nga Kombet e Bashkuara, u përgjuan telefonat e shumë personave, CIA hapi burgjet për të dyshuarit për terrorizëm, të cilët u grabitën, Shtëpia e Bardhë dha urdhër për forma të dhunshme hetimore, që konsiderohen tortura. Presidenti i ri, gjatë ditëve të fushatës zgjedhore, premtoi ndryshime të mëdha nga politika e vjetër. Një ditë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, Obama premtoi mbylljen brenda një viti të Guantanamos. Por zbërthimi dhe zhbërja e koracës obskurantiste të ndërtuar përgjatë tetë viteve të fundit të Presidencës Bush po del një ndërmarrje shumë më e vështirë nga sa mendohej në fillim. "Shtetet e Bashkuara duhet të shohin përpara në të ardhmen, jo në të shkuarën", deklaroi Obama, duke përcjellë edhe mesazhin se preferonte të mos hetonte për vendimet dhe personat e së shkuarës. Një pozicion i tillë irritoi shumë liberalë. Obama dhe këshilltarët e tij më të afërt e dinë se bëhet fjalë për një thikë me dy presa. Nëse do të ishin flamurtarë të ndryshimeve të mëdha në lidhje me masat e marra në luftën kundër terrorizmit, Shtëpia e Bardhë do të ndodhej në vështirësi të madhe në rast se Shtetet e Bashkuara do të sulmoheshin edhe një herë nga ndonjë grup terrorist. Në një çështje të tillë, republikanët nuk do të humbisnin rastin që të rishikonin të gjithë politikën e sigurisë kombëtare të demokratëve. Në këtë klimë kundërshtish Obama po përpiqet që të normalizojë situatën, përmes refuzimit të "politikës së frikës" që mbolli në Shtetet e Bashkuara administrata e Bushit, duke predikuar politikën e re të Shtëpisë së Bardhë, atë të "të bazuarit në vlerat morale", në të cilat Amerika ka besuar gjithmonë. Një nga problemet më të mëdha për Obamën është mbyllja e burgut të Guantanamos që, për shumë amerikanë, por edhe qytetarë të tjerë në mbarë botën, është simbol i epokës së Bushit.