lirimi i trete i Shqiperise
Thenia eshte e forte por ajo permbledh ate qe do te thote per ne shqiptaret nje internet me i fuqishem ne vend. Eumlshte nje rini e tere qe po rritet me komunikimin ne internet. Ende sinjali neper shkolla por dhe ne qytete te vogla eshte i nderprere dhe ka mangesi. Por keto do ti zgjidhe shume shpejt Korridori i Tete virtual lidhja me fibra optike me Italine. Ja perse duhet pershendetur marreveshja per ndertimin e Rrjetit Ballkan-Itali te internetit e lidhur tri dite me pare. Eumlshte nje rrjet qe do te kaloje nga vendi yne si qendra e pare me fibra optike per shkembimin e te dhenave mes Shqiperise dhe qendrave me te medha te telekomunikacionit ne Evrope perfshire Milanon Frankfurtin Amsterdamin dhe Londren. Rrjeti pritet te jete operativ rreth fundit te vitit te ardhshem. Realisht mundesia e cdo familjeje shqiptare per te marre internet broad band me shpejtesi maksimale dhe shkarkime materialesh te pamata e parashikuar ne nje program te gjere te qeverise dhe nga nje fond qe do te ngrihet ne fillim te vitit te ardhshem perben clirimin tone te trete. Pse eshte mundesia e shkelqyer per te studiuar per tu punesuar nga shtepia apo dhoma jote mjafton te kesh lidhjen e duhur te internetit. Kjo ndodh ne nje kohe kur eshte shumefishuar numri i kompjutereve qe perdorin shqiptaret. Duke qene se kompjuteri sot ka gjetur aplikim ne cdo qelize te jetes shoqerore ate kane filluar ta perdorin tek ne kategori qe me perpara nuk e perfillnin apo nuk e njihnin si sipermarres persona te moshes se mesme madje edhe te moshuar. Se bashku me shtimin e shqiptareve qe perdorin kete mjet te pazevendesueshem te jetes se sotme tregu i kompjutereve dhe programeve te tyre ka lulezuar ne vitet e fundit. Kompanite njesite e shitjes qe tregtojne kompjuteret jane edhe ato shtuar me shumefisha ne cdo qytet te vendit. Kompjuteri dhe kultura e punes me te ka nisur gradualisht te depertoje edhe ne zonat rurale. Se bashku me kompjuterin ka ardhur ne rritje vit pas viti deshira dhe nevoja per te perdorur internetin per te lexuar gazetat nepermjet tij per tu njohur me cmimet e tregjeve perkatese per sipermarresit per te bere biznes madje edhe per te bere deklaraten tatimore online. Shoqeria shqiptare po kthehet natyrshem dhe gradualisht ne nje shoqeri dixhitale. Tregu i shitjes se kompjutereve eshte nje treg i ri por ne rritje te shpejte. Se bashku me te ne rritje jane edhe kompanite qe ofrojne sherbime interneti. Sherbime interneti po ofrojne krahas gjigantit monopol te telefonise fikse Albtelekom edhe kompanite celulare por edhe mjaft kompani te tjera qe po specializohen. Shitjet online sherbimet bankare online me E-Banking jane sprovat e reja qe po hyjne bindshem edhe ne tregun tone duke ua thjeshtuar fort jeten shqiptareve. Konsumatori yne po edukohet dhe ndergjegjesohet perhere e me shume se kompjuteri dhe interneti jane tashme mjete te pandara te jetes se tij. Kompjuterin dhe lidhjet ne internet po i mesojne tek ne te moshuarit per te mos folur per femijet e fillores qe lundrojne lirshem ne detin e pamate virtual te internetit. Nje nga alternativat e modelit te ri ekonomik te diskutuar kohet e fundit nga akademiket shqiptare eshte zhvillimi i teknologjive te informacionit. Sipas tyre keto teknologji nuk kerkojne shume fonde biznesi i tyre eshte i mesem dhe afatin kohor te shlyerjes e kane te shkurter. Lind pyetja a mund te ndjekim shembullin e Indise ne Azi dhe te behemi vend qe prodhon programe kompjuterike Kemi nje fuqi njerezore te rinjte tane jo te pakte qe di anglisht dhe perdor internetin. Mjafton nje mbeshtetje fondesh shteterore per periudhen afatmesme te zhvillimit te sektorit ndoshta 3-4 vjet. Gjasat jane qe qeveria shqiptare e ka kuptuar rendesine e jashtezakonshme te strukturave qe sjellin internetin e shpejte tek ne dhe te ardhmen e shoqerise shqiptare si shoqeri dixhitale. Ngelet qe fondet e saj te ndjekin kete perparesi te re te jetes sone. Viti 2011 dhe projeksionet e Buxhetit te Shtetit per industrine e informacionit duken shume premtues.