E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e demokracise ne Ukraine

Keto zgjedhje jane te parat qe zhvillohen pas zgjedhjeve presidenciale te fillimit te vitit 2010. Zgjedhjet shihen si prove per demokracine.

Pak dite para zhvillimit te zgjedhjeve rajonale dhe komunale presidenti ukrainas Viktor Janukovic i kerkoi guvernatoreve qe te kujdesen per zhvillimin demokratik te zgjedhjeve. Kini parasysh se per shkelje ose keqperdorime do te kete reagime te shpejta paralajmeroi Presidenti.

Po atij iu desh tashme qe te reagonte nderkohe pasi perfaqesues te partise opozitare Atdheu gjeten ne magazinen e nje shtypshkronje ne Sharkiv ne Ukrainen lindore 130 mije vota qe pretendohen se jane falsifikuar. Janukovic ngarkoi prokurorine qe te kontrollonte ate cka u gjet.

Prokurori Jevhen Popovic tha me pas se votat ishin nje rezerve speciale e cila sipas ligjit duhet prodhuar. Policia prezantoi versionin e vet duke thene se sipas drejtorise se shtypshkronjes votat e gjetura ishin pjese e provave te shtypjes te bera paraprakisht.

Julia Timoshenko kryetarja e Partise Atdheu tha se kerkush nuk mund te thote se vota te ngjashme si ato qe u gjeten ne Charkiv nuk gjenden edhe ne zona te tjera te Ukraines.

Menjehere pas kesaj deklarate disa parti opozitare thane se kane gjetur ne Chmelnizkij dhe Ivano- Franivsk te Ukraines perendimore disa dhjetera mijera vota te fallsifikuara. Opozitaret tremben se do te kete manipulime zgjedhjesh. Ata paralajmerojne per nderhyrjen e burimeve administratore nga ana e partise ne pushtet neper rajone. Me kete ata kane parasysh perdorimin e logjistikes shteterore si per shembull mediat ose automjetet por edhe mobilizimin e zgjedhesve ne institucionet shteterore dhe ndermarrjet.

Akuza kunder partise se Janukovicit kane edhe komunistet te cilet perbejne koalicionin qeveritar se bashku me partine e presidentit dhe bllokun e kryetarit te parlamentit Volodymyr Lytvyn.

Keshtu perfaqesues te partive ne rajone kane penguar ne zonen ukraino-lindore te Donezkut dhe Luhanzkut pjesemarrjen e komunisteve ne zgjedhje. Kryetari i komunisteve Petro Simonenko tha se kjo behet me udhezimet e dhena nga Kievi. Partia e rajoneve ka siguruar ne kete menyre marrjen e te pakten 60 per qind te votave.

Sondazhet tregojne se Partia e Janukovicit ka humbur ne simpati qe prej zgjedhjeve presidenciale. Ekspertet e Open Society Institute thone se kjo ka te beje me mospermbushjen e premtimeve te bera ne zgjedhje. Keshtu per shembull Janukovici kishte thene nder te tjera se shitblerja e tokes do te behej me transparente ne menyre qe firmat e vogla te kene perfitime fiskale. Pervec kesaj ukrainasit i shqeteson rritja e madhe e cmimit te gazit e cila shoqerohet me rritje cmimesh te produkteve ushqimore dhe te tarifave te transportit publik. Keshtu sipas eksperteve blloku opozitar i Timocenkos si dhe partite e tjera mund te marrin rezultate me te mira se ne zgjedhjet e fundit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›