Franca ndihmon arsimin

Rektori i Universitetit te Prishtinës, Mujë Rugova, priti ambasadorin e Francez në Kosovë, Philipe Dupont, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit për ta ndihmuar UP-në në fushën e shkencës, hulumtimeve, trajnimeve e projekteve të ndryshme.
Ambasadori francez tha se është i gatshëm të ndihmojë UP-në me të gjitha mundësitë që i kanë, jo me qëllimin që të krijojnë një enklave franceze në UP, por qe t’u mundësohet studentëve trajnime të veçanta, të cilat do t’iu ndihmojnë shumë në të ardhmen.
Rektori Mujë Rugova e falënderoi shtetin francez që nëpërmjet ambasadës së saj në Kosovë po shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar UP-në në kërkime shkencore. Ata u pajtuan që së shpejti ta kenë edhe një takim tjetër, ku do t’i shqyrtojnë me në detaje kërkesat e UP-së dhe ofertat e Ambasadës franceze, në mënyrë që të kenë gjëra sa me konkrete se si ta ndihmojnë Universitetin e Prishtinës.