E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Shtrenjtimi i rrymës i papranueshëm

Partia e Drejtësisë (PD) ka reaguar sot pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papranueshëm për Partinë e Drejtësisë, në situatën kur më shumë së gjysma e popullatës së shtetit gjendet në situatë të mbijetesës”, ka thënë nënkryetari i PD-së, Amir Ahmeti, në një konferencë me gazetarë.

Kjo parti kërkon nga Kuvendi i Kosovës që t’ia tërheqë vërejtjen Rregullatorit të Energjisë se kërkesa e KEK-ut për shtrenjtim të rrymës për rreth 14,6 për qind është e papranueshme për rrethanat aktuale sociale dhe ekonomike në vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›