Për drejtor të RTK-së, 22 kandidatë
Është mbyllur konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik të Kosovës. Për këtë post, kanë aplikuar 22 kandidatë, bëri të ditur kryetari i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi.
Sipas tij, drejtori i ri do të zgjidhet brenda dy javësh. Sfidë kryesore e drejtorit të ri dhe Bordit të RTK-së, do të jetë financimi i sigurt i këtij mediumi publik, që natyrisht do të jetë edhe çështja kryesore për ruajtjen e pavarësisë editoriale.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha për RTK-në, se Parlamenti do të angazhohet maksimalisht për aplikimin e mundësisë së parapagimit për RTK-në.