Për herë të parë, PS projekton 4-5 deputetë , fitore e Pirros për PD në qarkun e Shkodrës

Procesi i votimi në qarkun e Shkodrës, nga i cili dalin 11 mandate për përfaqësimin në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me probleme. Në fakt kanë qenë përgjegjësi burokratike edhe vonesat por që më vonë u kaluan në Shkodër. Problemet e para që kanë dalë sidomos në qytetin e Shkodrës kanë qenë boja që dilte shpejt dhe momenti i dyshueshëm i mosshënimit të numrit të pasaportës apo kartës së ID-së në shumë qendra votimi. Pastaj filluan akuzat e mëdha nga të dy anët për blerje votash
dhe në fillim këto akuza ishin në fshatin Juban dhe më vonë u shtrinë në shumë zona rurale dhe lagje të jashtme të qytetit. Po kështu një zënkë e një vëzhguesi demokrat i rrahur sipas tij nga ata socialistë për këngën çohu në celular apo edhe disa bllokime votimesh në Malësinë e Madhe për një veprim të marrjes së vulës nga kryetar i një qendre, ishin edhe më të mëdhatë çrregullime. Po kështu, në Shkodër u bë skandaloz edhe problemi i bojës dhe në disa qendra votimi kanë shkuar edhe kandidatët socialistë Tom Doshi dhe Ilir Beqja, por që gjithsesi nuk ka shkaktuar probleme përveç ndalimit të votimit për disa çaste. Por problemi më i madh është konstatuar përsëri në Bushat, ku nuk ka vazhduar votimi në një qendër dhe me sa duket kutitë është vendosur ti zgjidhë sërish KQZ-ja. Nga shumë qendra votimi është parë që votuesit nuk kanë gjetur emrin në atë qendër ku janë mësuar të votojnë rregullisht, por janë gjendur të spostuar diku tjetër. Megjithatë mbas orës 13:00 ka rënë një qetësi dhe me sa duket nga Tirana si për PS dhe PD ka ardhur një ide që të mos lejohet ngarkesa politike, por të zgjidhen çështjet me qetësi. Mbas përfundimit të votimit kutitë kanë ardhur me vonesë, por edhe në Pallatin e Sportit ku ka qenë një nga qendrat kryesore të votimit ka pasur një vonesë të madhe, sepse nuk janë lejuar vëzhguesit e PDK të hyjnë në këtë qendër numërimi. Megjithatë numërimi ka nisur edhe pse ka pasur probleme të cilat kanë lidhje me lodhjen e komisionerëve dhe ndërrimin e tyre, por edhe me mos marrëveshjet në interpretim të ligjit, gjë e zakonshme për traditën e ndërhyrjeve në këtë drejtim. Përsëri në orët e para të drekës së ditës së hënë ka pasur akuza nga kandidati Tom Doshi se është votuar dhe nuk është shënuar numri i pasaportës dhe kartës, por edhe se njerëz nga PD kanë votuar më shumë se njëherë. Në darkë demokratët kanë festuar me në krye zonjën Topalli, por në shumë drejtime është marrë vesh se fitorja e PD nuk është ajo e thella e kërkuar nga kjo forcë politike gjithmonë fituese në Shkodër. Kandidati Doshi është akuzuar nga kandidati Bushati për ndërhyrje të rënda në qendra votimi dhe kështu akuza pas akuzash në projeksionet e para është projektuar edhe ndarja e në përqindje në qarkun e Shkodrës. Kështu, është e projektuar fitorja e PS-së në rrethin e Pukës ku si në Bashkinë e Fushë Arrësit dhe tek ajo e Pukës, por edhe në disa komuna kryeson e majta dhe PS. Po ashtu është edhe dallimi i vogël në komunën Gruemirë, por edhe në Koplik i cili është tashmë deri në momentin e fundit majtas. Në Bushat ka kontestime si gjithmonë, por edhe në Shkodër qytet po projektohet fitorja e PD-së, por jo në distancën e madhe të dikurshme. Kështu nga të gjitha momentet PD ka lëvizur nga 46-49 për qind dhe PS nga 33-35 për qind. Forcat e tjera ishin në shifra të vogla përfshi si LSI-në dhe PDK-në. Por duhet thënë se PR është mbajtur shumë si shifra megjithëse përqindjet e saj janë gjithmonë të papërfillshme për tu konsideruar për mandat. Në këtë mënyrë tashmë edhe midis kontestimeve dhe gëzimit të lëshuar tashmë PD-së, por edhe përmbajtjes së PS-së gjithmonë edhe me strukturat e saj, jo kaq të lëvizshme për arsye të ndryshme, kemi në qendërzim dy rezultate që janë të pranueshme. Për herë të parë në qarkun e Shkodrës do të kemi një thyerje bastioni, sepse rezultati do të jetë në rastin më të mirë për PS 5 mandate dhe PD 6 dhe në rastin më të keq 4 mandate ajo, kundrejt 7 mandate të PD-së. Natyrisht këto shifra janë shumë larg të dikurshmes 7 me 2 në favor të PD, por edhe pretendimeve 8 me 3 të zonjës Topalli apo pretendimeve futuriste të Arenca Troshanit 11 me 0. Në fakt edhe pse ka fituar edhe një herë në qarkun e Shkodrës PD duhet thënë se në kulmin e investimeve dhe në kulmin e arritjeve, PD ka marrë edhe goditjen e madhe të humbjes së bastionit në kryeqendrën e veriut dhe qarkun e madh të Shkodrës. Nuk mund të thuhet në se është meritë e socialistëve apo liderit Rama qenë fakt ka bërë si ka dashur vetë me kandidaturat apo edhe veprimtarisë më se intensive të grupit demokrat me në krye Topallin. Patjetër që një fitore e tillë si e Pirros do të analizohet gjatë në Shkodër.
Last Updated on Tuesday, 30 June 2009 00:04
Last Updated on Tuesday, 30 June 2009 00:04