E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për herë të parë flitet për Anton Harapin

“A e dini se çdo ndërtese i vihen themelet n’dhe? Edhe n’vorr në hyjshim duhet t’jemi gurt e themelit t’asaj binaje t’cilën sot e quejm Shqipni”, është shprehur françeskani Anton Harapi.

 E dje në 120 vjet, që nga lindja e Patër Anton Harapit, për herë të parë është mbajtur një sesion shkencor për të, titulluar “Një jetë kushtuar Shqipërisë”. Dje në ambientet e hotel “Sheraton”, për herë të parë janë mbledhur kaq shumë zëra shkencorë dhe kanë folur për të, si i ndaluar për 50 vjet. Ka lindur në 1888 dhe u nda nga jeta në 1946. u diskutua për figurën e tij të mbetur në hije për shumë vite, e gjithashtu u diskutua për rolin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore si anëtar i Regjencës. Ky sesion u realizua nga Instituti i Studimeve Politike “Alcide de Gasperi”, në të cilin merrnin pjesë Ardian Marashi; Kolec Topalli, Kolec Çefa, Gjovalin Çuni etj. Anton Harapi u lind në Shirokë, Shkodër, më 1888. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe studimet e larta i kreu në Vjenë të Austrisë. Shërbeu si famullitar në Grudë të Malit të Zi, më vonë si drejtor i Kolegjit Françeskan në Shkodër, si drejtor dhe profesor i filozofisë në gjimnazin “Illyricum” më pas, dhe në vitet 1941-43 si provincial i françeskanëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›