BSH: Ulet kredimarrja në lekë
Konsumatorët janë më të prirur të marrin kredi në valutë sesa në monedhën vendase. Kjo është theksuar edhe më shumë pas rritjes së normës së interesit për kredinë në lekë.
“Forcimi i presioneve inflacioniste dhe tërheqja e vëmendjes për forcimin e kushteve të kredidhënies ka sjellë rritje të normës së interesit për kredinë në lekë dhe një ngadalësim të kredisë konsumatore në tremujorin e fundi të vitit”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Sipas BSH-së kredia në valutë vazhdon të dominojë tepricën e kredisë me 72.3 për qind të portofolit krahasuar me 71.1 për qind në dhjetor të vitit 2006. “Shpërndarja e portofolit të kredisë sipas monedhave, favorizohet nga diferenca e ndjeshme e normës së interesit për kredinë në lekë, ndaj asaj në monedhë të huaj shoqëruar në të njëjtën kohë nga një vlerësim i qëndrueshëm i lekut gjatë viteve të fundit”, thuhet në raportin vjetor të bankës qendrore. Gjithashtu edhe kuotimi i çmimeve të disa produkteve të ndërmjetme në monedhë të huaj e sidomos në euro mendohet që nxit kërkesën për kredi në euro. Kjo kredi në dhjetor të vitit 2007 arriti në 90 për qind të portofolit të kredisë në valutë. Biznesi mbetet klienti i preferuar i bankave për sa i përket dhënies së kredive. Bizneset dominojnë portofolin e kredisë me 63 për qind. Gjatë vitit 2007 bankat kanë kredituar më shumë bizneset që ushtrojnë aktivitete në tregti, industri dhe ndërtim. Ndërsa bujqësia, mbetet sektori më pak i kredituar nga sistemi bankar.