E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkthimi shqip i Eco-s vlerësohet në Itali

Shtëpia botuese “Dituria” vlerësohet për Umberto Econ. Përkthimi nga gjuha italiane në gjuhën shqipe për veprën “Dire quasi la stessa cosa.

Esperienze di traduzione” (Të thuash gati të njëjtën gjë. Përvoja përkthimi), përkthyer nga Dr. shk. Mariana Ymeri dhe Alketa Ylli është vlerësuar para dy ditësh nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane. Ky çmim jepet për përkthimet më të mira të veprave të rëndësishme të autorëve italianë, që botohen në gjuhë të tjera dhe ndihmojnë kulturën e të dy vendeve. Çdo vit kjo ministri jep pesë çmime të tilla për të gjitha gjuhët e botës dhe për vitin 2007 një nga këto çmime i është dhënë përkthimit në shqip të veprës së Umberto Ecos. Shtëpia botuese “Dituria” ka botuar deri tani pesë tituj nga Eco: “Të thuash gati të njëjtën gjë”, “Si shkruhet një punim diplome”, “Për letërsinë”, “Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë”, “Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën evropiane”, dhe ka në plan përkthimin e botimin edhe 2-3 titujve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›