Të ardhurit kalojnë në të pastrehë
Ndryshimet e kryera në ligjin e Legalizimeve nuk cenojnë autonominë e qeverisjes vendore, përkundrazi lehtësojnë punën e tyre.
Fabiola Çela
Kështu është shprehur në një prononcim për mediat kreu i Agjencisë së Legalizimeve Shaban Memia, pak ditë pas kthimit në kuvend të ligjit nga presidenti. Sipas tij, marrja e një vendimi të tillë ishte e domosdoshme, pasi njësitë e qeverisjes vendore nuk kishin resurset e duhura për të përballuar këtë volum të madh pune, siç është procesi i legalizimit të ndërtimeve informale. Në një situatë të tillë u kërkua që këto kompetenca t’i kaloheshin ALUIZNI-t dhe të kthehej nga një organ ndërmjetës në një organ ekzekutiv. Sipas Memisë, me ndryshimet e bëra në ligj është bërë më e mira e mundshme për kompensimin e ish-pronarëve. Nëse më përpara u regjistronte pronat dhe pas 6 muajsh niste kompensimi sipas ligjit, tani njëkohësisht kur nisin procedurat e legalizimit nisin edhe procedurat e kompensimit. Një ndryshim thelbësor i këtij ligji ka të bëjë me të ardhurit. Për zonat ku ka studime urbanistike, banorët që kanë ndërtuar në këto sipërfaqe do të kalojnë si të pastrehë dhe do të përfitojnë nga programi i qeverisë për të pastrehët.
Debatet
Ndryshimet në ligjin “Për legalizimin e ndërtimeve informate”, është shoqëruar me debate të ashpra. Deputet e opozitës i kanë kundërshtuar këto ndryshime. Por pavarësisht këtyre debateve, Parlamenti miratoi me shumicë votash ndryshimet e bëra në këtë ligj. Por kundër këtyre ndryshimeve u pozicionua edhe presidenti Bamir Topi. Në motivacionin që i ka çuar Parlamentit, kreu i shtetit thotë se, me ndryshimet që janë bërë në ligj, pikërisht në nenin 10 të tij zëvendësohet skema e dëmshpërblimit të ish-pronarëve me një skemë thjesht deklarative, pa një afat konkret kohor dhe detyrues për ZRPP-në, e cila duhet të çojë listën e pronarëve në qeveri. Gjithashtu, sipas kreut të shtetit, një tjetër ndryshim në dëm të pronarëve është dyfishimi i afatit kohor të kompensimit nga AKKP-ja. Një tjetër argument i fortë i përdorur nga kreu i shtetit për kthimin e ligjit është edhe marrja e kompetencave pushtetit vendor dhe kalimi i tyre tek Agjencia e Legalizimeve.
Procesi
Eshtë mbyllur tashmë miratimi i zonave informale mbi 5 hektarë. Zonat e tjera janë nën 5 ha dhe miratimi i tyre kryhet nga KRRT e qyteteve përkatëse. Vetëm pak ditë më parë është firmosur legalizimi për 32 zona informale. Gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së, u miratua legalizimi i 11364 objekteve informale. Nga ky vendim i KRRTRSH-së përfituan 6 qarqe të vendit. Sipas të dhënave nga Agjencia e Legalizimeve, deri më tani janë përpunuar 120 mijë pasuri me mbi 5 hektarë, me një sipërfaqe ndërtimore prej 3000 ha dhe me një kosto që futet në treg prej 6 miliardë eurosh që janë miratuar në KRRTRSH, ndërsa 80 mijë pasuri të tjera janë në proces legalizimi.
Si kryhen pagesat e legalizimeve
Qytetarët që do të paguajnë brenda 1 viti vlerën e legalizimit për shtëpinë e tyre, do të kenë 10 për qind ulje në çmim, ndërsa ata që do ta paguajnë menjëherë vlerën do të kenë një zbritje 20 për qind të çmimit. Ndërsa mënyra e tretë për të shlyer pagesën e një ndërtimi pa leje, është likuidimi me këste ose nëpërmjet sistemit të kredisë.
Titujt e pronësisë në dy versione
Qytetarët, që të marrin titujt e pronësisë, nuk do të kenë nevojë të prodhojnë dokumente pronësie, si harta, gen-plane, planimetri, sepse dokumentacioni i pronësisë i dhënë nga ALUIZNI është në përputhje me të gjitha kriteret e duhura ligjore. Gjithashtu, dokumentacioni i pronësisë është i disponueshëm në dy versione, versionin manual dhe atë elektronik, është dokumentacion i certifikuar dhe i zyrtarizuar me të gjitha të dhënat e pronësisë.