E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për herë të parë në Tiranë Asambleja e Shoqatës së NATO-s

Kreu i ushtrisë shqiptare ka bërë një rezyme të angazhimit të Shqipërisë në kuadër të misioneve ushtarake ndërkombëtarë.

Duke bërë një retrospektivë të angazhimit të Forcave të Armatosura në misionet paqeruajtëse, ministri Imami vuri theksin mbi rolin dhe rëndësinë që kanë luajtur ato që nga viti 2003 e deri më sot. “Që prej vitit 2003, Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha angazhimet e kërkuara nga ndërkombëtarët dhe më së fundi edhe në Afganistan. Ne kemi dërguar një numër të konsiderueshëm forcash në Afganistan, ku Shqipëria renditet në krye të listës si një nga vendet me potencialin më të madh, duke patur këtu parasysh numrin e trupave dhe buxhetin përkatës”, tha Imami.

Sipas tij, "është hera e parë që vendi ynë është pjesë e misioneve luftarake, kështu kemi 22 trupa në Kandahar të cilët po kryejnë me përpikëri misionin e tyre atje". “Shqipëria po jep kontribut në misionet ushtarake, nëpërmjet bashkëpunimit origjinal-operacional dhe duhet përmendur shkolla e policisë në Kabul. Gjithashtu, trajnuesit tanë janë përfshirë në misione të ndryshme në Afganistan, për të krijuar kapacitete të Forcave të Sigurisë Afgane", u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Në mbyllje të diskutimit të tij, ministri Imami u ndal edhe në rëndësinë dhe domosdoshmërinë që ka bashkëpunimi nëpërmjet vendeve anëtare të NATO-s. "Vetëm nëpërmjet punës bashkëpunuese dhe forcave të përbashkëta ne mund të realizojmë stabilitetin e Afganistanit. Si Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, unë ju them se Shqipëria dhe qeveria shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan, për aq kohë sa aleanca do të na e kërkojë, duke zhvilluar në këtë mënyrë operacione të gjëra kundër terrorizmit", tha ministri Imami. 

Ky është viti i parë që një Asamble e përmasave të tilla mbahet në vendin tonë, e cila u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillin e Atlantikut të Shqipërisë si dhe me mbështetjen e NATO-s. Në këtë Asamble marrin pjesë përfaqësues nga rreth 43 vende të botës, (dy nga delegacionet përfaqësues të ATA-s dhe YATA-s, për sejcilin nga vendet)./Start/

                                                                                             2011-11-15 15:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›