Për hir të… miqësisë
27/05/2009 “Ah, veshkat e mia!”
Është një komedi dramatike tepër e hidhur dhe sarkastike, e cila sjell në qendër të vëmendjes aspiratat dhe aventurat e dy personazheve ekstreme, që përpiqen të mbijetojnë me nder. “Ah, veshkat e mia!” është shfaqja që do të ngjitet premierë mbrëmjen e nesërme në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve. Një realizim i qendrës “Art & Color”, pjesa e autorit Babis Cikliropulos vjen nën regjinë e Birçe Haskos me mbështetjen e teatrit të Metropolit. Pjesa ka të bëjë me trafikimin e organeve, me shkëmbimin e organeve njerëzore me qëllim përfundimtar transplantin e tyre tek të sëmurët. Në qendër të shfaqjes janë dy shokë femërie, beqarë, Buli dhe Miçara, me karaktere të kundërta, që bashkëjetojnë prej vitesh, por në varfëri, duke mbledhur vjeturina. Në jetën e tyre ata ndajnë gjithçka: punën, shtëpinë, ëndrrat, bonjakërinë, papunësinë, ankthin.
Miçara frekuenton bordellon e lagjes dhe rri me prostitutat, është më i hapur ndaj ofertave që i bëhen, por dhe naiv. Ndërsa Buli është i turpshëm, nuk del nga shtëpia dhe pret të njohë dashurinë e vërtetë. Që të dy plotësojnë, mbështesin dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Ata kanë etje të ndryshojnë jetën e tyre, të udhëtojnë, të bëjnë pushime në Afrikë në shoqërinë e vajzave të bukura dhe të qëndrojnë në detin me pemë hurmaje! Në jetën e tyre hyn një zotëri misterioz, por dhe shumë tërheqës. Duke bërë “samaritin e mirë”, papritur ai u bën një ofertë joshëse, që i çekuilibron, premton se do t’i shpëtojë nga fatkeqësitë dhe do t’i sigurojë mjaft para për të realizuar ëndrrat e tyre. Ai u propozon se do t’i blejë veshkat e tyre për të bërë transplantin te një i sëmurë kundrejt një pagese, kur ndërkohë zoti veshkaxhi kthehet në një kërcënim për jetën dhe shëndetin e tyre. Megjithatë, vepra përmban shumë skena interesante dhe komike, që i japin plot kolore ngjarjes. Një nga ato është skena ku Miçara rruan Bulin dhe e përgatit për t’u takuar me Magdalenën për t’i kujtuar atij bukuritë e natyrës femërore qoftë dhe nëpërmjet një dashurie të paguar. Magdalena, një prostitutë me zemër engjëllore, vjen në vepër si një “priftëreshë e lashtë” dhe funksionon si një katalizator në çastin final, ku një det me pemë hurmaje, si Itaka, i pret. Miqësia dhe dashuria e tyre arrin deri në sakrificë, kur papritur ata ndodhen përpara dilemës nëse do t’i japin veshkat e tyre personit enigmatik ndërmjetës për të fituar para dhe të ndryshojë jeta e tyre. Vepra flet në mënyrë komike për vetminë, për etjen e kontaktit fizik, për shfrytëzimin e njerëzve të pamundur. Është një vepër që himnizon miqësinë dhe humanizmin.
Me skenografi dhe kostumografi të Beqir Nanaj, pjesa është përkthyer nga Natasha Kseno dhe vjen në interpretimin e aktorëve Dorian Ramaliu (Miçara), Devis Muka (Buli), Klodian Hoxha (veshkaxhiu) dhe Marsela Lena (Magdalena). “Ah, veshkat e mia!” do të vijojë të shfaqet edhe më 29, 30 dhe 31 maj.