Apel tjetër nga komuniteti i biznesit: Na duhet sa më parë
Komiteti i biznesit, USAID dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkuan edhe një herë dje miratimin sa më parë të projektligjit të Gjykatës Administrative. Programi i Shteteve të Bashkuara për ndihmat ndërkombëtare USAID ka asistuar qeverinë në hartimin e këtij projektligji, miratimi i së cilës do të mundësojë procedura më të shpejta gjyqësore për një gamë të gjerë problemesh në marrëdhëniet mes kompanive dhe shtetit apo individëve dhe shtetit, probleme që aktualisht kërkojnë vite të tëra sorollatje nëpër gjykatat ekzistuese. Politika e të dyja krahëve e ka dhënë miratimin paraprak për këtë projektligj, por miratimi në Parlament i tij kërkon votat e 84 deputetëve, ndërsa aktualisht vetëm 75 deputetët e mazhorancës shkojnë në Parlament.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka bërë apel për gjetjen e një dialogu mes dy forcave kryesore politike, të cilat do t‘i hapnin rrugë reformës në sistemin gjyqësor dhe miratimin e projektligjit të Gjykatës Administrative, "i cili ka mbetur në sirtarët e Kuvendit".
"Rrugëdalja i takon politikës, e cila duhet të gjejë dialogun. Mungesa e dialogut bën të mundur që Gjykata Administrative të mos ngrihet në kohën e duhur. Mungesa e dialogut mban peng reformat në gjyqësor", deklaroi Spahiu.