Për kullotën e bagëtisë vret kushëririn
22/12/2008 I plagos dhe të birin
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një përplasjeje banale mes një 61-vjeçari dhe një të afërmi të tij. Gjithçka ka nisur rreth orës 14.30 kur në një prej parcelave kullotë të kësaj zone ka vendosur bagëtinë 54-vjaçari Reiz Haxhiraj së bashku me të birin e tij Çajup Haxhiraj 35 vjeç. I afërmi i tij Luan Haxhiraj 61 vjeç është afruar dhe i ka kërkuar që të largoheshin së bashku me bagëtitë, pasi prona ishte e tij, gjë që ka hasur në kundërshtimin e tyre. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer Luanit, i cili ka ngritur çiften, të cilën e mbante me vete dhe ka qëlluar në drejtim të dy të afërmve. Për 54-vjeçarin goditja ka rezultuar fatale, ndërsa më me fat ka qenë i biri i tij, i cili pavarësisht plagëve si pasojë e saçmave ka arritur të shpëtojë. Autori i ngjarjes është drejtuar i qetë për në banesën e tij, por është arrestuar menjëherë nga blutë, duke mos bërë rezistencë. Sipas policisë, ai ka deklaruar se e kishte qëlluar kushëririn se i kishte hyrë në pronë, ndërsa ka pretenduar se është me probleme mendore. Edhe në dëshmitë e marra, 61-vjeçari njihej si person me probleme dhe ka qenë shpeshherë problematik. 35-vjeçari, i biri i viktimës, gjendet në spitalin e Vlorës ku po merr mjekimet, ndërsa konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.