Shqiptari dhe rrëmbimi i fëmijës
22/12/2008 Emigranti shqiptar ishte i dashuri i 19-vjeçares, i strehoi në shtëpi pas rrëmbimit
Gjykata i kishte hequr kujdestarinë e fëmijës, nëna e rrëmben në qendrën ku jetonte
ROMË-Mes rrëmbyesve të një fëmije 3 vjeç, tashmë të arrestuar, ndodhej edhe një shqiptar, i cili i kishte strehuar në shtëpinë e tij, pasi kryen këtë vepër penale. Djaloshi u rrëmbye nga e ëma, pasi gjykata ia kishte hequr kujdestarinë e fëmijë, teksa 19-vjeçarja ishte ndihmuar nga i dashuri i saj, nga vëllai dhe nga një person tjetër. Agjencia e lajmeve ANSA informon se iu ribesua sërish komunitetit për fëmijë “La casa di Gigi" fëmija 3 vjeç, i rrëmbyer dje në Ripaberarda di Castignano, në provincën “Ascoli Piceno”. Vogëlushi me inicialin M është në gjendje të mirë dhe për pak ditë gjykata e të miturve do ta transferojë në një qendër për fëmijë, ku do të jetë më i sigurt. Karabinierët arrestuan nënën e tij, M. A. 19 vjeçe, dajën F. A. 18 vjeç dhe një bashkëpunëtor, N. N. 28 vjeç, të gjithë nga Ankona, ndërsa u arrestua edhe një qytetar shqiptar B. P., 22 vjeç, i cili frekuentonte vajzën dhe ka një të kaluar me precedentë penalë.
Rrëmbimi me maska
Ndërkaq, në orën 20.00, të dy ditëve më parë, të maskuar me çorape në kokë dhe të armatosur me thikë, tre burrat hynë në komunitetin e fëmijëve, duke përhapur panik tek fëmijët dhe edukatoret. Më pas ata i kërkuan edukatoreve që t’u dorëzonin fëmijën. Ndërkaq, nëna, e cila ishte pjesëmarrëse në këtë grabitje, arriti ta merrte fëmijën dhe të largohej nga qendra. Të katërt dolën menjëherë që aty dhe hipën në bordin e një makine. Sakaq, me t’u dhënë alarmi, forcat e karabinierëve nisën kërkimet dhe ngritën postblloqe për të parandaluar kalimin e tyre jashtë kufijve të vendit. Falë interceptimeve të disa telefonatave dhe të dhënave operative kërkimet u zhvendosën në Ankona, në shtëpinë e grabitësve, aty ku mbahej fëmija i rrëmbyer. Në shtëpinë e shqiptarit karabinierët gjetën edhe të ëmën e djalit. Këta persona tashmë akuzohen për rrëmbim personi. Tre burrat u dërguan në burgun e Ankonës, ndërsa e ëma u dërgua në Peskara. Djaloshi i rrëmbyer aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pasi iu nënshtrua një vizite spitalore.
Tentativat e mëparshme
Nga informacionet që dhanë personat që merreshin me kujdestarinë e fëmijës, edhe në të shkuarën kishte pasur tentativa nga disa familjarë për ta rrëmbyer djalin. Pak ditë më parë ishin dukur pranë kësaj qendre tre familjarë të fëmijës, të cilët kërkuan që ta merrnin atë me vete. Për këto ndodhi drejtuesit e qendrës për fëmijë kishin lajmëruar disa herë policinë, por nuk mund të bëhej asgjë për të parandaluar vizitat e të afërmve në këtë qendër.