Humbet jetën shtatë ditë pas lindjes
22/12/2008 Nëna e tre fëmijëve disa ditë para lindjes kishte thyer një këmbë. Dyshohet tromboza
SARANDË - Në orën 11.00 të ditës së djeshme ka ndërruar jetë në shtëpinë e lindjes “Kristo Kalivopulli” të Sarandës, gruaja 25-vjeçare Enkelejda Osmani nga Xarra e Sarandës. Ajo kishte lindur një javë më parë me operacion në këtë spital gjinekologjik të Sarandës. Familjarët dhe mjekët kanë mbetur të befasuar prej ngjarjes. Ndërsa theksohet se në kartelën e saj nuk kishte asnjë tregues të dyshimtë, që të mund të sillte rëndimin e shëndetit e aq më pak çuarjen e saj deri në humbjen e jetës. Mjekja gjinekologe Çezarina Bozho, që kreu operimin e gruas 7 ditë më parë ishte duke ndjekur ecurinë e shëndetit të saj dhe të djalit 7-ditësh, ndërsa është gjendur e befasuar pasi shëndeti i gruas ishte i mirë. “Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe shëndeti i fëmijës dhe nënës në parametra normalë”,- është shprehur Bozo, e cila është njoftuar paraditen e djeshme, rreth orës nëntë për një kthesë të papritur të shëndetit të nënës.
Ngjarja
Enkelejda Osmani kishte qenë në dhomën e saj, së bashku me nënën dhe bashkëshortin, kur befasisht rreth orës 09.00 të ditës së djeshme, ajo është lëshuar në duart e tyre dhe ka humbur ndjenjat. Pas mjekes gjinekologe kanë mbërritur në maternitetin “Kristo Kalivopulli” të Sarandës edhe një ekip mjekësh specialistë, të cilët kanë qenë së bashku në ndihmën e specializuar që i është dhënë gruas së rënë në koma. Arben Vogli, drejtor i shëndetit publik të Sarandës, tha se janë bërë të gjitha përpjekjet për ta kthyer në jetë gruan. Iu dha ndihma e parë, duke e futur në sallën e oksigjenit. Urgjent u mblodh konsulta e zgjeruar e tyre. U fut në dhomën e oksigjenit e iu bën gjithë ndërhyrjet e mundshme. Por pas dy orësh, në orën 11.00, ajo nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete dhe është njoftuar vdekja e saj.
Vetë familjarët edhe pse janë grumbulluar menjëherë pranë spitalit nuk kanë nxituar të akuzojnë. Ndërsa uniformat blu kanë mbërritur në spital, për të shmangur çdo konfrontim të mundshëm me bluzat e bardha, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë.
Lindja
Gruaja që humbi jetën në rrethana të pasqaruara në maternitetin e Sarandës, ishte nënë e tre fëmijëve, e një djali në moshë 5-vjeçare, një vajze dhe djalit të dytë të porsalindur. 12 ditë para se të kryente lindjen e fundit, gruaja kishte pësuar një frakturë në këmbë, që është cilësuar thyerje nga mjekët. Duke qenë shtatzënë, që ditën që ajo u paraqit në spital, për të vënë këmbën në allçi, me pëlqimin e saj dhe të familjarëve, u mbajt nga mjekët e maternitetit në këtë spital, për ta pasur në kujdes deri në ditën e lindjes. Mjekët sarandjotë thanë se ajo lindi në kushte të vështira, për shkak të këmbës së vënë në allçi, por fatmirësisht operacioni vlerësohet të ketë qenë pa probleme. “Bëheshim gati për ta nxjerrë nga materniteti”,-thanë mjekët e maternitetit, por u mendua të rrinte edhe për dy ditë të tjera, sa të bëhej heqja e penjve”. I vetmi dyshim që ata shfaqin se mund të ketë sjellë vdekjen e gruas 25-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, është prania e ndonjë trombi në enët e qarkullimit të gjakut, për shkak të thyerjes së këmbës. “Dyshohet për një trompozë, që është i mundshëm pas frakturës që ka në këmbë”,- u shpreh Arben Vogli.
Megjithëkëtë, ky mbetet vetëm një version, i cili jepet prej tyre deri në pritje të përfundimit që do të japin mjekët eksperto ligjorë, të cilët kanë udhëtuar pasditen e djeshme nga Tirana drejt Sarandës.