E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për kurorën e Kanadasë

Nga Mehdi Abdullahu më 15 qershor 2011 në ora 15:14

Përveç shkollimit për piano, studimeve për biologji e mjedis, aktiviteteve humanitare, kosovarja Blerta Mahmuti ka edhe një synim. Bukuroshja me prejardhje nga Peja synon të rrëmbejë kurorën e Miss Universe Canada.

Express: Çfarë bën dhe kush është Blerta Mahmuti?
Blerta: Jam një vajzë 22-vjeçare e lindur në qytetin e Pejës. Aktualisht jetoj në Otavë të Kanadasë, e shpërngulur si pasojë e luftës në Kosovë në vitin 1999. Studioj vitin e fundit me Honours Bachlors në biologji dhe mjedis në Carleton University, ndërsa punoj në MBNA Bank of America. Përveç studimeve jam edhe pianiste e arsimuar në Konservatorin Mbretëror të Kanadasë. Aktualisht jam në garë për Miss Universe Canada që do të mbahet në Toronto, ku 56 vajza nga Kanadaja do të qëndrojnë atje nga data 18 deri më 26 qershor, ndërsa kurorëzimi i Miss Universe do të bëhet më 25 qershor, 2011

Express: Jeni në garë për Miss Canada, besoni se do dilni fituese?
Blerta: Shpresoj dhe besoj se do të korri sukses. Duke arritur titullin e “Miss Universe Canada” do mund të jem ambasadore dhe të jap kontributin tim në problemet humanitare, në të cilat ndoshta mund të bëj diçka më shumë në këtë drejtim.

Express: Nga kush keni përkrahje më shumë?
Blerta: Gjatë gjithë këtij procesi kam mbështetjen e prindërve dhe shoqërisë time, që pa ata nuk do e realizoj dot këtë dëshirë.

Express: E kujt ishte ideja për të marrë pjesë në një garë të tillë?
Blerta: Ideja ishte e imja. Përmes pjesëmarrjes në garën që unë kisha në Montreal, Canada në intervista me juristë dhe njohës të modës, pas këtij procesi unë mora një telefonatë nga ata për të konfirmuar pjesëmarrjen time në konkursin final.

Express: Që sa kohë merreni me modelim?
Blerta: Prej moshës 18 vjeçare.

Express: Keni bashkëpunuar me ndonjë kompani të njohur mode ?
Blerta: Po. Së pari, organizova sfilatën e modës për Nelson Mandela Children’s Fund, që është një organizatë jofitimprurëse, për të mbledhur para për bamirësi për fëmijët nevojtarë. Në këtë eveniment unë organizova sfilatën e modës, që besoj ishte një organizim mjaft i qëlluar. Së dyti, kam marr pjesë në “ Ottawa Fashion Week “, sfilata e modës që u bë për herë të parë në Ottawa. Përpos që isha edhe organizatore gjithashtu mora edhe pjesë në të si modele. Së treti, kam kompletuar shkollën për modele“Barbizon Fashion Modeling School and Acting” dhe kam bashkëpunuar me Annabelle Makeup, Richard Robinson dhe shumë dizajnerë nga Ontario.

Express: Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë?
Blerta: Kohën e lirë kam dëshirë ta kaloj me prindërit dhe dy vëllezërit e mi. kam deshirë që të udhëtoj në vende të ndryshme nëpër botë.

Express: Çfarë librash dhe çfarë filmash ju pëlqejnë?
Blerta: Nuk po shikoj televizor përveç lajmeve dhe disa programe. Në kohën e lirë shikoj NBA basketboll, House, Prison Break, Dexter, Planet Earth, Family Guy etj. Lexoj shumë libra për shkencë dhe libra shqip. Për momentin po e lexoj librin “ Human Genetics”.

Express: Pos me modelim, me çka tjetër merreni?
Blerta: Pasioni im që kur kam qenë e vogël ishte pianoja. Këtë pasion e kam pasur si fëmijë në Pejë dhe e kam vazhduar edhe pas ardhjes në Kanada. Gjithashtu, jam përkushtuar në edhe në Fitness dhe Hot Yoga.

Express: Çka do u thoshe atyre që të admirojnë ?
Blerta: I ftoj gjithë shqiptarët kudo që janë të votojnë për mua në këtë link. Mund të bëhen 4 vota për çdo ditë. http://www.beautiesofcanada.com/muc/2011/06/vote-now-for-your-favorite-contestant/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›