Për natyrën e një politikani në fokus, për tu admiruar!!
Nga Besi BEKTESHI
Duke lexuar disa punime të një prej gazetarëve më të lartë dhe kalorës të pa bindur të demokracisë gjeta një frazë të ashpër gati në delir, të cilën Indro Montanelli e kishte nxjerrë në një moment të posaçëm. Gazetari i madh italian dhe i njohur shumë në botë, kishte thënë: ... mbaja një ikonë të vjetër të Stalinit, sepse është komunisti që admiroj më shumë. Ai është personi që ka vrarë më shumë komunistë. Montanelli është në këtë rast një sarkastik gati kanibal si në frazë dhe në koncept, por ama ka thënë një të vërtetë.
Josif Stalin ka vrarë sipas të dhënave nga më të ndryshmet për gjatë gjithë sundimit të tij mbi 2 milion komunistë rusë dhe nga të gjitha republikat sovjetike dhe mbi 40 milion shtetas të tij. Miliona të internuar dhe po ashtu të persekutuar. Për nga krimi, Stalinin nuk e kalon as Hitleri që nisi luftë me të gjithë botën. Mbasi diktatori gjeorgjian vrau më shumë se të gjithë, popullin e tij. Mirëpo në fakt çfarë ka dashur të thotë gazetari i madh italian? Nuk është shumë e vështirë. Në shumë nga ideologjitë sunduese, komunizmi është i vetmi që nuk shqitet shpejt. Ai vjen ngadalë dhe diku diku shpejt, bëhet i kuptueshëm nga shumë poshtë njerëzve dhe drejtësinë e ka absolute. Ai jeton dhe përdoret ashpërisht dhe jo vetëm kur është në pushtet, por edhe kur kalohet në demokraci.
Komunizmi vret shumë, por vret shumë edhe komunistë. Është një veti e tij. Kryesisht idealistë që e kanë seriozisht me ideologjinë e barazisë dhe lirisë në diktaturën e proletariatit. Nuk dihet se kush mund të ketë bustin apo ikonën e Enver Hoxhës në shtëpi, por në fakt edhe diktatori shqiptar ka vrarë shumë komunistë. Por ai sundonte në një shtet të vogël dhe të harruar nga bota e qytetëruar, dhe askush nuk interesohej të mbante bustin e tij pse kishte vrarë më shumë komunistë. Por Montanelli me sarkazmën e tij nuk është menduar shumë për pasojën e kësaj masakre. Ai nuk pati më gjatë jetë, të shikonte qartë se çfarë ka bërë masakra e vrasjes së komunistëve nga vetë kryekomunisti!! Në këtë luftë midis llojit, i formua tipi i ri i trashëgimisë komuniste të politikanit në fokus deri në admirim. Si Stalini dhe Enveri duke vrarë komunistë i kanë bërë të pavdekshëm ato që kanë mundur të mbijetojnë dhe të prosperojnë. I ka pajisur me sensorë të jashtëzakonshëm të mbijetesës. I ka paisur me resurse të jashtëzakonshme të luftës brenda llojit dhe partive që drejtojnë. Shikohen qartë në të gjitha partitë shqiptare ish komunistët dhe anëtarët e partisë së dikurshme që mbijetojnë, pasurohen dhe sundojnë edhe në demokraci. Si në Rusi me klasën e Putinit, dhe të oligarkëve naftë-shfrytëzues. Kurse kudo tjetër ish komunistët nuk kanë mundur të mbijetojnë pasi me sa duket aty diktatori nuk ka vrarë dhe shfarosur shumë komunistë. Te ne janë dhe vazhdojnë jetën e tyre si në PD dhe PS, por edhe PSD dhe SPD, por edhe në parti të djathta përveç të majtave. Janë aty dhe të fortë, sepse kanë dalë nga filtri me vrasje dhe persekutim i PPSH-së dhe Enver Hoxhës. Kanë një natyrë të përbashkët të tillë politikanë në fokus dhe për tu admiruar...!! Në fakt dikush e ka pyetur Krushovin se kush mund të ishte një politikan i madh dhe vetë Krushovi që ishte një politikan i madh i asaj kohe përgjigjet: Ai që premton për të ndërtuar ura edhe aty ku nuk ka lumenj...! Kësaj radhe një prej komunistëve më të rinj i cili u zëvendësua shpejt në politikën e komunistëve rusë gishte goditur në shenjë. Patjetër që një politikan i madh ndërton ura dhe kjo nuk është vetëm ana sinjikative, por edhe konstruktive. Shkurt ai bashkon dy anë që janë të ndara nga një lumë. Por akoma më shumë bashkon dy anë që nuk kanë lumë por janë dy anë dhe ju duhet një urë në mes për të kaluar. Deri në vitet e fillimit të 1990-tës ishin shumë pak ura dhe rrugë në Shqipëri. Por edhe gjatë 19-të viteve nuk u ndërtuan shumë. Tani kanë filluar këto vepra të mëdha dhe me sa duket Berisha ka përse të krenohet në këtë rast. Ai mund të krenohet edhe për urën midis ish komunistëve dhe ish të persekutuarve në partinë e tij!! Kemi qenë shteti me më pak ura në krahasim me sipërfaqen dhe popullsinë, por edhe terrenin origjinal tonin. Por edhe këtu del qartë natyra e një politikani në fokus nganjëherë për tu admiruar. Mirëpo Dario de Judicibus ka edhe ai një të thënë origjinale dhe të madhe, për politikanët që duhet të janë në fokus. Ai thotë: Diferenca midis një politikani të pandershëm dhe një të ndershmi është se ky i ndershmi bën atë që është e drejtë kur ka leverdi, kurse i pandershmi bën vetëm atë që ka leverdi ai vetë... ! Nuk mund të ketë pamje më të bukur dhe të qartësuar për një politikan, se sa kjo.
Në këtë rast ndershmëria del tepër relative dhe e rrallë në trajtat e bollëkut me të, por ama të bën të jesh tepër klement me pandershmërinë. Natyrisht që nuk mund të justifikohet, por kështu është. Po të referohesh te ne, del se me të vërtetë politika dhe politikanët tonë, bëjnë vetëm atë që kanë leverdi dhe këtë pandershmëri e justifikojnë përditë me atë çfarë bëjnë. Gjithkush e kupton qartë midis dy forcave politike se ku mund të jetë bërë ndonjë vepër me leverdi politike dhe që është e drejtë dhe ku janë njerëz me shumicë që bëjnë vetëm leverdinë e tyre të përjetshme dhe pretendojnë se edhe mund të fitojnë zgjedhjet kësaj radhe. Në fakt shikohet qartë në furnizimin me energji, në rrugët e shtruara, në kanalet e dhe ujësjellësit, por edhe në investimet në lekë të hedhura deri më tani.
Shikohet qartë dhe mirë. Pavarësisht të shumë e shumë defekteve dhe mungesave në demokraci dhe administrim, investime ka në të gjithë Shqipërinë dhe nuk është se nuk shikohet mirë kjo gjë. Sot nga ana e majtë thuhet se në veri janë hedhur më shumë fonde, por është një gënjeshtër e madhe. PS-ja dikur nuk jepte fonde për veriun, sepse kishte dhe ka akoma në gjirin e saj idiotë dhe komunistë të pandreqshëm që veriun e kanë tmerr, sepse janë gati njësoj si baballarët e tyre nga një zonë e mbyllur e vogël e jugut që kanë pushkatuar pa gjyq bie fjala në Shkodër qindra e qindra qytetarë dhe fshatarë. Berisha ka dhënë disa herë më shumë euro në Vlorë se sa në Shkodër, dhe patjetër nuk ka bërë keq.
Por ka treguar se ndërton ura edhe pse e tepron me inaugurime dhe brohoritje një herë në fund një herë në mes dhe një herë në fillim të rrugës, apo urës. Ne politikanët tonë i kemi pothuaj të gjithë të dalë nga komunizmi dhe patjetër që kanë të gjithë këtë të përbashkët edhe pse dikush ish komunist dhe dikush jo. Ato janë të përgatitur për tu mos dorëzuar, për të mos lëshuar karrige dhe për të mbijetuar në çdo situatë. Si ish komunistë të mbijetuar nga regjimi i diktatorit të shqiptarëve kanë veçori të mëdha politike dhe të rrëshqanëzimit të turmave. Sepse janë produkt i kësaj turme të madhe që ka dëshirë të tërhiqet zvarrë nga individë të tillë. Sepse janë të dalë nga hullia e vrasjeve dhe persekutimeve ndër komunistë, sepse vjen një ditë dhe njeri prej tyre premton ura edhe aty ku nuk ka lumenj dhe se janë shumë, shumë pak, por del dikush që të ndërtojë apo bëjë diçka ku ka leverdi. Në fakt janë tre kushtet për të qenë një politikan në fokus për tu admiruar edhe pse nuk ka asgjë për tu admiruar në këtë mes. E këto tre kushte i plotëson vetëm Sali Berisha në Shqipëri. Pse?? Po sepse ai gjithsesi është një nga politikanët e shpëtuar nga stalinizmi shqiptar, dhe që e njeh mirë atë, sepse ai premton dhe ndërton ura edhe aty ku nuk ka lumenj dhe për më tepër është kaq i ndershëm në politikë sa të bëjë diçka të drejtë kur ka ai leverdi. Tani kush do ta ndalë këtë njeri të mos fitojë edhe njëherë zgjedhjet? Rama që ka filluar të bërtasë kjo.... ështëëëë..... kohaaaa.... jooooonë.... dhe në krah i rri Gramoz Ruçi, apo Erion Veliaj që këndon no number... në face dhe këndon këngën e bukur Do jemi neee.... Do të ishte e rrallë kjo gjë, tepër e rrallë. Megjithatë çfarë nuk bën vaki aty ku shpesh thuhet u lodhëm duke qenë ndenjur, dhe jemi mirë kur qëndrojnë në klub nga që nuk dinë se ku të shkojnë....!!
Last Updated on Tuesday, 02 June 2009 10:43