Shpirti i një gruaje vjen në Ngjyrime femrash
Ngjyrime femrash titullohej pjesa që u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Eliona Thomaraj. E shkruar nga dramaturgia norvegjeze Alice Gestenberg në vitin 1915 dhe vënë në skenë në Nju Jork, kjo vepër është mbështetur në filozofinë frojdiane, ku për herë të parë iu kushtua rëndësi të veçantë uni-t. Jam regjisore, aktore, skenografe. Duke pasur një talent tjetër veç aktrimit, si pikturën dhe shkrimin, mendova se do më shkonin gjërat mbarë. Vepra ka kështu unitet. Flet për shpirtin dhe brishtësinë e një femre, pasi meshkujt janë më të zotët për të na zhveshur, se sa për të na veshur.
Ndaj mendova ti vesh vetë. Kam luajtur edhe me simbolikën e skenografisë, është komplet bardhë e zi dhe me trupa gjeometrike, si rrathë, kuba etj. Kompromisi mendoj se haset shpesh, por unë nuk jam tip që bëj kompromisi. Ishte një bashkëpunim i veçantë, që u mirëprit nga publiku i Vlorës. Mendoni, janë blerë 150 bileta në muajin shkurt, në ato salla të ftohta e që jashtë binte edhe shi. Më ka bërë përshtypje që në rrugë më ndalonin gra që më përgëzonin , tregon regjisorja Thomoraj. Dy personazhe të interpretuara nga Eliona Thomaraj, në rolin e Margaritës dhe Aida Bajraktarit në rolin Harietës, takohen në Nju Jork pas 8 vjetësh. Të dyja të martuara njëra nga dashuria dhe tjetra nga dëshira për pushtet dhe para, por a kanë bërë zgjedhjet e duhura dhe a janë koshiente për këtë? Çfarë interesash dhe intrigash fshehin nga njëra- tjetra dhe kundrejt vetvetes? A janë njerëzit të pastër me ndërgjegjen e tyre? Ndërkohë që inkoshienca i flet nëpërmjet Esmeralda Metkës në rolin e Hetit dhe Desentila Kristos në rolin e Megit. Në shfaqje, publiku pa dy femra, 4 personazhe ku për herë të pare mendimi, xhelozia, dëshira, dashuria dhe urrejtja nuk nënkuptohen nga nënteksi, por marrin trajta njerëzore. Ç'është shpirti i një gruaje dhe çfarë force ka nënvetëdija jonë? Lumturia do të ishte thjesht një nocion n.q.s nuk ka njerëz të lumtur. Atëherë nga ngjyrat e jetës, cilat janë ngjyrat që zgjedh një femër? Të gjitha këto vijnë të trajtuara në premierën teatrore. Morali i kësaj shfaqjeje është shpirti njerëzor,diçka brenda vetes, ku e rëndësishme është: dëgjoni vetveten, tregon regjisorja. Aktorja Aida Bajraktari tregon se shfaqja vjen me një filozofi që përcjell mesazhin për të thënë të vërtetën: Kjo është shfaqje që ka një filozofi dhe përcjell mesazhin për të thënë të vërtetën e shpirtit, për të mos e ndrydhur atë. Kjo është temë universale, që qëndron në realitetin e sotëm, ku personazhet humbin në kotësinë e përditshme. Të gjithë përballemi sot me atë që duhet të themi dhe me të kundërtën e saj Ngjyrime femrash e ngjitur 8 herë në skenën e Teatrit Petro Marko të Vlorës u prit mjaft ngrohtë nga publiku kryeqytetas.