Zgjedhjet, vazhdon ende lufta midis PD-PS për kutinë e fundit
Ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare, ende 2 partitë e mëdha janë nën trysninë e etheve për të fituar zgjedhjet, pasi kanë mbetur edhe disa kuti pa numëruar në KQZ. Sipas ECA dhe KRIK, deri më tani janë numëruar 47009 kuti votimi në rang vendi ku Partia Demokratike ka marrë 68 mandate, Partia Socialiste 65 dhe LSI 4 mandate.
Kështu që deri më tani asnjëri koalicion nuk mund të formojë qeveri dhe janë duke pritur numërimi e kutive të fundit. Gjithsesi mësohet se edhe këto kuti nuk mund ta ndryshojnë rezultatin duke e lënë në dorë të LSI qeverinë e ardhshme.