Për një petull

10/02/10 22:15
Jetmirit i ngel hatri me Erionin se nuk i dha një petull kur ai ia kërkoi, por e hëngri vetë ndaj Miri nuk lë rast pa ia kujtuar këtë gjë dhe e ngacmon gjatë gjithë mbrëmjes. Ai e diskuton edhe me Bertinën e cila ishte prezent kur ndodhi kjo situatë dhe të dy banorët ndajnë të njëjtin mendim për Erionin se kur vjen puna tek ushqimi, ai nuk të fal. Bertina e këshillon Erionin që të mos hajë shumë se po shëndoshet, por ai ia pret shkurt se kështu i pëlqen. Jetmiri vazhdon ta ngacmojë duke vënë në pikpyetje edhe shoqërinë e tyre e i thotë se shoku i mirë duket në nevojë. Buka duhet ngrënë para se të ta hajë shoku- thotë Erioni. Po bëhet njeriu për një copë petull?- ia kthen Miri, ndërsa Erioni i thotë se pikërisht kjo është cështja, por Jetmiri insiston se veprimi do të thotë shumë e ai këtë po vë në dukje. Të dy djemtë zihen për petullën, ndërsa Bertina përpiqet të ftohë gjakrat dhe merr një petull e fillon të ushqejë Mirin. Më pas ajo shkon dhe përkëdhel Erionin, ndërsa Graciela qetëson Mirin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));