Biseda serioze dhe shaka

10/02/10 22:50
Një pjesë e banorëve dalin në kopsht. Aty fillojnë të diskutojnë. Seldi dhe Renato flasin për pronat e paluajtshme dhe për veprimet që kanë kryer njerëzit ndërvite, në bazë të informacioneve dhe zhvillimit ekonomik. Ata thonë se më parë njerëzit nuk investonin në pronat e paluajtshme, ndërsa tani po. Biseda kalon edhe tek pronat që mund të kenë në bregdet dhe se sa investim i mirë që është ai.
Bisedat ndryshojnë krejtësisht temë dhe Seldi fillon të tallet e të ngacmojë Jetmirin. Ai fillon të imitojë atë kur tregon mbi njohuritë që ka nga shkenca. Seldi tregon historira të ndryshme duke i bashkuar e duke realizuar histori komike. Banorët qeshin me të, ndërsa Jetmiri ndërhyn herë pas here si për ti kujtuar pjesëza shkencore.
Brenda në shtëpi, Olta i afrohet Erionit i cili duket i menduar. Ajo interesohet se përse është mërzitur ai, por erioni nuk dëshiron të hapet me të dhe ia pret shkurt se ska asgjë e për të mbuluar veten, flet për historinë e petullës me Mirin. Olta i thotë se ai ende nuk ka krijuar besim tek ajo e ndaj ai nuk hapet me të. Ajo e pyet nëse ka lidhje me Bertinën mërzitja, por Erioni ndryshon temë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));